Basha në dilemë për kryetarin e grupit të PD-së: midis Imamit, që e do Saliu dhe Olldashit, që e do vetë për t’u pajtuar

Përplasjet e brendshme në PD kanë detyruar Bashën ta shtyjë në limite dhe ta zgjedh nesër kryetarin e opozitës në Kuvend. Sipas gazetës Dita, edhe pse kështu, ai nuk e ka munur dot të bindë Berishën për të afruar Sokol Olldashin, që me këtë rast do të do të shmangte një përçarje në parti, por edhe do ta joshte ish-rivalin, duke hedhur pas të kaluarën kur ishin në rivalitet. Por Saliu nuk ia ka qarë hiç hallin Luli, ai i ka çuar në tryezën e punës emrin e Arben Imamit dhe Oerd Bylykbashit si dy propozime të tij për kryetar grupi. Ditën e sotme do të zhvillohen negociata mes Bashës, Berishës por dhe drejtuesve të tjerë për të arritur te një emër konsensual i cili jo vetëm të ketë eksperiencë dhe autoritet, por të pranohet nga të gjitha palët. Olldashi shihet si një rival i fortë për Bashën dhe një njeri që mund të krijoj grupime brenda partisë dhe për këtë kreu i ri i PD-së është duke kërkuar ta ketë si krahun e tij të djathtë. Imami dhe Bylykbashi janë dy njerëz që kanë marrëdhënie të afërta me Bashën por nuk është e mjaftueshme për ekuilibrat brenda partisë. Situata e turbullt ka detyruar Bashën që edhe zgjidhjen që do jap nesër ta cilësoj si provizore deri në muajin dhjetor.
Zh.
Add new comment