Qeveria e re, ministrat firmosin Kodin e Vlerave Etike, si do të komunikojnë me publikun

Postuar në 08 Shtator, 2013 08:11

Ministrat e kabinetit të ri qeveritar kanë firmosur që në mbledhjen e parë të qeverisë socialiste të zhvilluar në Vlorë ditë më parë, Kodin e Vlerave Etike. Burime nga kampi i majtë, pohojnë se  Kodi i orienton ministrat se si duhet të jetë komunikimi mes tyre, me qytetarët, me deputetët, por dhe me mediat. Shumë anë të tij mbahen ende të pazbuluara nga anëtarët e qeverisë së re që pritet të nisë nga puna këtë javë. Për Kodin Etik të mbajtur të "fshehtë" nga ministrat, vetë Rama është shprehur kohë më parë se ''bazohet në modelet më të arrira të mirëqeverisjes demokratike''. Mësohet se një nga pikat e Kodit është dhe komunikimi zyrtar që ministrat do të kenë me publikun, pasi të kenë marrë detyrën. Çdo deklaratë apo komunikim me mediat, para publikimit do të kalojë më parë nga Drejtoria e Komunikimit që do të ndodhet pranë Kryeministrit Rama.

R.R.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po  mire ,ky Edi paska edhe detyren e mesuesit te edukates qytetare per ministrat,po Edin  vete kush ka marre persiper ta edukoje?

Submitted by Anonim (not verified) on

Ju lumtë. Presim gjithçka të mirë: komunikim të mirë, gjuhë të pastër dhe ndjenje përgjegjësie për detyrat.

Submitted by Kult (not verified) on

Mësohet se një nga pikat e Kodit është dhe komunikimi zyrtar që ministrat do të kenë me publikun, pasi të kenë marrë detyrën. Çdo deklaratë apo komunikim me mediat, para publikimit do të kalojë më parë nga Drejtoria e Komunikimit që do të ndodhet pranë Kryeministrit Rama.

Hmmm, kete kontrolli dhe mikromenaxhimin e ka qejf ky Rama. Sec ka nje dell prej Enveri ndonjehere. Pa keshtu cun i mire duket qerratai.

Submitted by Marjanit (not verified) on

Filloi cenzura kuqe. Pa fillu qeveria ja mblodhi rrup sup ngjala e madhe ngjalave te vogla. Harrojeni transparencen. Tani vetem traktet e miratuara nga qendra e agjipropit do ti serviren sovranit qorr.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.