Legjislatura VIII, nesër konstituohet Kuvendi i ri

Postuar në 08 Shtator, 2013 04:57

Kuvendi i ri, përbërja e të cilit u zgjodh në 23 qershor, do të nisë nesër me seancën e parë plenare, duke hapur kështu punimet e legjislaturës së VIII-të parlamentare. Seanca do të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, ndërsa mandatet e 140 deputetëve të zgjedhur, do të verifikohen nga Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit. Menjëherë pas verifikimit të mandateve, deputetët ftohen të bëjnë betimin, ku zotohen për kryerjen me ndërgjegje të detyrës si përfaqësues të popullit në Kuvend. Rregullorja e kërkon që punimet e seancës hapëse të legjislaturës së re pasohen me zgjedhjen e Kryetarit dhe të Byrosë së Kuvendit. Para mbledhjes së seancës, e caktuar në 18:00 e pasdites së nesërme, pritet të japë dorëheqjen edhe kryeministri Sali Berisha, i cili në mbledhjen e fundit të qeverisë u shpreh se do të qëndrojë në këtë post deri në momentet e fundit.

R.R.

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

Ndersa ne disa media te shkruara po flitet shume per nje kod etike ose me mire instalimin e ndalimit te fjales se lire dhe mungese transparence, ne Respublica nuk diskutohet fare kjo çeshtje! Perse ndalohet fjala lire? Perse fjala duhet te perpunohet(fallsifikohet)?
Mban era tirani kjo gje!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.