Socialistët për punësimin në administratë: Ata që e meritojnë, por nuk do të harrohen edhe militantët

Siç kanë deklaruar edhe më parë, socialistët kanë vendosur të jenë të kujdesshëm në lidhje me qëndrimin që do të mbajnë ndaj administratës aktuale. Si kriter bazë do të jetë meritokracia. Por nga ana tjetër, do të harrohen ata që e kanë mbështetur në tetë vitet e vështira të qëndrimit në opozitë dhe që nuk janë thjeshtë militantë, por dhe profesionistë që kohë pas kohe nga mazhoranca që po ikën janë larguar padrejtësisht, pavarësisht se kanë qënë të trajnuar dhe pavarësisht se një pjesë e tyre kanë fituar gjyqet dhe kanë marrë dëmshpërblimin nga shteti. Dhe për të pasur gjithçka nën kontroll, në funksion dhe të përzgjedhjes përmes konkurrencës dhe meritokracisë, është vendosur që të gjithë ata që do të punësohen do vijnë sipas qarqeve përmes kryesuesve të listës së deputetëve në qarqe. Dhe nuk janë pak vendet e punës në qarqe, ku secili rreth përpos prefektit, në qark, ka dhe nënprefektë, si dhe këshilli i madh i qarkut, që përmbledh shumë vende pune dhe ku mund të sistemohen një pjesë e mirë e atyre që kanë kontribuar në zgjedhjet e 23 qershorit për fitores e së majtës. Nga ana tjetër më e “prvilegjuar” duhet Tirana, e cila do të përthithë dhe numrin më të madh të kontributorëve të PS më 23 qershor. Pasi përpos atyre në Tiranë, do të ketë dhe “listën” që vjen nga qarqet e tjera, ndonëse gjithçka do të kalojë përmes një konkurrimi të fortë dhe sipas ligjit. Ku të gjithëve do t’u jepet një mundësi, ndërkohë që ata militantë demokratë që janë në administratë thjeshtë se janë të tillë nuk do të kenë vend aty. Për këtë qëllim do të jenë të aktivizuar përpos drejtuesve të PS në rrethe edhe deputetët e qarqeve, për t’i kaluar emrat tek drejtuesi i grupit të deputetëve.
Zh.
Comments
Qoftë kështu si thuhet...
<p>Qoftë kështu si thuhet...</p>
Tek e fundit nje nga kerkesat
<p>Tek e fundit nje nga kerkesat kryesore ka qene dhe mbetet punesimi. Dhe ketu mund te ndahen dy kategori mjaft te dallueshme nga njera tjetra. Ata qe nje vend pune e kane si forme mbijetese dhe ata qe nje pozicion drejtues e kane si forme pasurimi. Kete kategorine e dyte e shikoj mjaft te veshtire per tu menaxhuar pasi sindroma e korruptimit,vjedhjes apo abuzimit me pushtetin nuk njeh grup gjaku apo bindje politike..... Nese "intelektuali" Bajraba p.sh, nuk do te ishte kapur ne SHBA duke vjedhur familjarisht atehere do te ishte mjaft e lehte per te fantazuar se çfare do te kishte kombinuar ne kete kohe te mjegullt ku eshte veshtire te dallosh nje ujk demokratas nga nje çakall socialist.</p><p>Nje mundesi e mire eshte ajo qe te mbash ndezur zjarrin e ndeshkimit ligjor ndaj çdokujt qe ka tentuar apo tenton te grabise pasurine publike dhe duke filluar pikerisht nga ujqerit demokratas qe i kane akoma llokmat e grabitjes ne goje. Varet kush e mban çomangen e ndeshkimit ne dore dhe sa fort e ku godet. Duhet te ulerijne aq fort sa jo vetem te leshojne ate çka mbajne ne goje por edhe te vjellin ate qe kane ngrene ne vite.(Ka nje problem pasi per momentin shkopin magjik e mban Nishani( me doren e semure) dhe Llalla me duar te zena nga shishet e kosit....)</p>
Add new comment