Berisha bën Kasandrën: Qeveria e ngritur mbi mashtrimin e krimin, Rama do ta pësojë si Papandreu që e zhyti Greqinë në krizë. Ja pse nuk do të hap nesër punimet e Kuvendit

Kryeministri ende në detyrë, Sali Berisha, në orët e fundit të qeverisë së tij, konfirmon se nuk do të hapë punimet e Kuvendit. Duke bërë Kasandrën, kryeministri në ikje shkruan në faqen e tij në rrjetin social Facebook se mazhoranca e re është ngritur mbi mashtrimin, krimin si dhe paratë e drogës dhe ndaj parashikon se do ta pësojë si homologu i tij fqinj Papandreu që e zhyti shumë thellë Greqinë në krizë. "Të dashur miq, unë dua t'ju sqaroj pse refuzoj të hap nesër punimet e Kuvendit të ri. Kjo nuk ka asnjë lidhje me faktin se ne kaluam në opozitë. Por sepse kjo mazhorancë erdhi në pushtet me mashtrime antiglobaliste si ato të Papandreut në Greqi", - shkruan Berisha. Sipas tij, Papandreu mashtroi grekët duke iu deklaruar se "paratë janë por duhet të jemi ne" pra duhet ta votonin për të dalë nga kriza dhe po kështu Rama duke përdorur si dëshmitar të rremë Ilir Metën, iu premtoi shqiptarëve se shërbimi shëndetësor do të jetë falas pa kontribute, legalizimet do behën falas, çmimet do ulen për të gjitha ushqimet dhe energjinë, taksat do ulen për 95 % të shqiptarëve, do të krijojë 300.000 vende pune, etj. "Dy vjet pas mega mashtrimeve, Papandreu zhyti shumë thellë Greqinë në krizë, ndaj dhe qytetarët i prenë biletën dhe ai u zhduk. Së shpejti me siguri kjo do ndodhë edhe me Edi Ramën në Shqipëri", - vijon Berisha.
R.R.
Comments
Shyqyr qe te erdhi ora te

Shyqyr qe te erdhi ora te zhdukesh or qen. Kriminel i ndyre qe vetem vjell ndyresi nga goja.

na rrofte koken saliu

na rrofte koken saliu megjithe magjine e zeze.

E KE KOT O PLAK I MARRE. TE

E KE KOT O PLAK I MARRE. TE RREN MENDJA AKOMA PER PUSHTET. BISHT QENI DO TE MBETESH. NUK E DREJTON SEANCEN E PARLAMENTIT SEPSE I VJEN TURP TE BEJE ROLIN E DEPUTETIT TE THJESHTE SEPSE ESHTE MESUAR TE JETE NE MAJE, ME MASHTRIME, DHUNE DHE KRIME. VENDI I TIJ NUK ESHTE NE PARLAMENT POR NE BURG. MADJE, AQ VITE JETE SA I KANE MBETUR, JANE TE PAMJAFTUESHEM PER TE PAGUAR KRIMET QE KA KRYER.

O Sali, o njeri i vockel,
O Sali, o njeri i vockel, vreri qe te eshte mbledhur te ben te flasesh edhe gjera qe te nxjerrin keq... fol, thuaj cfare di, a ka apo ska me mundesi financiare shteti dhe ekonomia? Po mjaft mos te jesh ti o kalama, se i zgjidhim qete qete edhe humnerat ku na shpie ti ne menyre ciklike.
Me citatin e fundit te Saliut pershendes gjithe simpatizantet e tij, dhe i ftoj miqesisht ta shpjegojne me fjalet e tyre se cfare kuptojne nga ky postim i fundit i s.b.
Më në fundë u pastrua

Më në fundë u pastrua politika nga një bajgë

Add new comment