Shkolla e lartë, MASH shpall emrat e fituesve në universitetet publike më 16-17 shtator

Postuar në 08 Shtator, 2013 08:53

Të gjithë ata të rinj që me ankth presin nëse kanë fituar apo jo në degën e preferuar në Universitetet Publike, do të mund të marrin një përgjigje vetëm në datat 16-17 shtator. Agjencia Kombëtare e Provimeve, shprehet se në këto data specialistët do të përfundojnë përllogaritjen e të gjitha pikëve, për të shpallur fituesit e universitetet publike të vendit. Menjëherë pas shpalljes, do të nisin edhe regjistrimet në degët përkatëse. Këtë vit, pritet që të ketë rreth 30.130 fitues në të gjithë vendin. Ndërkohë që të tjerë do të kenë shpresa për të hyrë në degët e "lakmuara", në varësi të kuotave bosh që do të shpallin universitetet. Pas regjistrimit të fituesve të parë në mes të muajit shtator dhe mbylljes së regjistrimeve, universitetet do të shpallin kuotat bosh, të cilat janë të parealizuara.

R.R.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.