Lul Basha komandon luftarakun Paloka në krye të deputetëve të PD-së

Kryetar i përkohshëm i grupit parlamentar demokrat në Kuvendin e ri do të jetë Edi Paloka, njofton gazeta Tema sipas burimeve nga grupi i deputetëve të PD-së. Në fakt, në këtë detyrë Paloka komandohet nga kryetari i partisë Lulzim Basha, derisa të bëhen zgjedhjet për forumet dhe strukturat e reja në parti, me gjase nga muaji dhjetor. Gjithashtu pritet të zgjidhet edhe ish ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, në pozicionin e nënkryetarit të grupit. Emërimi i Palokës si kryetar i grupit parlamentar vjen si “karrierë normale” në rritje, pasi ai në katër vitet e kaluara mbajti pozicionin e nënkryetarit të grupit, të cilin e drejtoi Astrit Patozi. Patozi dha dorëheqjen nga çdo post në parti, pas rezervave që shprehu publikisht për cilësinë e zgjedhjeve për kryetar. Ndërsa Paloka, njihet si një ndër deputetët më luftarakë të PD-së jo vetëm në fjalime, po deri dhe në përplasje fizike.
a.k
Add new comment