Mediat amerikane: SHBA do të ndërhyjnë në Siri brenda tre ditëve

Postuar në 08 Shtator, 2013 06:48

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërhyjnë në Siri brenda tre ditëve. Kështu shkruajnë sot mediat amerikane, sipas së cilave Pentagoni po bëhet gati të nisë sulmin ajror, i cili do të jetë më i gjatë dhe më intensiv se sa ishte programuar më herët. Los Angeles Times, duke ju referuar burimeve zyrtare të Pentagonit, shkruan se sulmet do të nisin fillimisht me bombardime, e më pas do të kryhen sulme të tjera drejt objektivave të pa shkatërruara në sulmin e parë. Sipas gazetës, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar një listë të zgjeruar të objektivave që do sulmohen, në vend të 50 të tillave të parashikuara më herët. Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama u shpreh ditë më parë se SHBA nuk mund të mbyllin sytë para imazheve që ka parë, edhe nëse kjo ka ndodhur në anën tjetër të botës. Regjimi i Assad është "përgjegjës" për sulmin më të keq me armë kimike që ka ndodhur shekullin e 21-të.

R.R.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.