Fjalitë e Ramës që nervozuan Berishën, Topallin (dhe pas tyre edhe Palokën)

Kreu i mazhorancës së majtë, Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë në parlament. E ka nisur me tragjedinë e 11 shtatorit në SHBA, më pas foli për rrugën që ka përshkuar Shqipëria nga rrëzimi i sistemit totalitar. Kreu i PS-së theksoi se, ende nuk janë përmbushur aspiratat e 1990-s. Kjo tha ai, ishte arsye që çuan votuesit drejt kutisë së votimit në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më poshtë fjalitë që nervozuan Berishën e Topallin:
“Këto aspirata bashkuan veriun me jugun, socialistët me demokratët. Si në marsin e vitit 1992 shqiptarët nuk u ndanë në dy blloqe por u bë një bllok masiv për të vendosur me votë të lirë me votë të pakontestueshme. Këtë pasqyrë të historisë së re nuk dua ta vendosur para humbësve. Nuk është qëllimi im or as synimi që të marrim kohën”.
“Mos të harrojmë thellësinë e rezultatit të 23 qershorit, njëlloj si e marsit 1992, nuk e bëri dëshira për të ndryshuar qeverinë, përmasën historikë të fitores sonë e përcaktoi domosdoshmëria për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë duke nisur nga ndryshimi i modelit të qeverisë”.
“Me një kryetar që nuk e ka deputet por kryetar të Bashkisë Tiranë, a nuk ngjan se tërë mallkimet i janë kthyer, që e kanë lënë pa kokë këtë opozitë"
Jozefina Topalli (kjo përdori edhe fjalën "bastard"), Sali Berisha dhe pas tyre kreu i grupit, Edi Paloka replikuan ashpër dhe më pas braktisën punimet e Kuvendit. Por pavarësisht këtij vendimi të Berishës për të nxjerr opozitën jashtë sallës, disa deputetë opozitarë nuk e zbatuar këtë urdhër. Në sallë mbeti Dashamir Shehi dhe Tahir Muhedini, të dy deputetë të zgjedhur nga lista e PD-së.
Comments
Muhedini nuk ishte ne listen

Muhedini nuk ishte ne listen e Pd-se, o koqe

Po le te dale jashte bre,

Po le te dale jashte bre, ç'te keqe ka, te veje ne Siri per shembull

Rama permend fitoren e 1992

Rama permend fitoren e 1992 dhe e krahason me ate te 23 qershorit.. Partia qe humbi ne 1992 ishte partia Socialiste.. te cilen sot e udheheq z.Rama.

Tani, mbetet qe n.q.s demokratet fitojne thelle ne zgjedhjet e ardhshme ta krahasojne me 23 qershorin 2013... diten qe ata u degraduan!

krahasimi eshte me se i

krahasimi eshte me se i drejte. permbysje regjimi ne 92, permbysje regjimi edhe ne 2013. dhe nese ke pak shkolle duhet te dish mire qe diktatura e atehershme nuk ka lidhje me socializmin modern.

Ti qofsh se si mund te

Ti qofsh se si mund te shkruash pa pike kuptimi.

Cdo te thuash mo bylmez?

Add new comment