Vendi me rrogën më të lartë minimale në BE, vendi me rrogën më të ulët dhe rroga në fushatën gjermane

Postuar në 12 Shtator, 2013 02:50

Gjermania është vendi  i vetëm i Bashkimit Evropian që nuk ka një ligj për rrogën minimale. Kjo çështje është vënë në qendër të debateve mes Kancelares Angela Merkel dhe Peer Steinbruckut të Partisë Social Demokrate, kundërshtari i saj në zgjedhjet federale të caktuara për t’u mbajtur këtë muaj - njofton media gjermane.
Partia Social Demokrate e Gjermanisë e ka bërë rrogën minimale, çështjen mbizotëruese në fushatën aktuale politike. Kandidati i kësaj partie për postin e kancelarit Peer Steinbrück, ka rekomanduar një pagë minimale prej 8.50 euro në orë (parukieret psh paguhen 5 Euro në orë, mes punonjësve më pak të paguar në Gjermani - shkruan DW) për të gjithë punonjësit gjermanë dhe ka premtuar të miratojë një ligj për të brenda 100 ditëve të para të qeverisë së tij, nëse fiton.  
Në fillim, Kancelarja Angela Merkel ishte kundër ligjit për një rrogë minimale, por tani po bën fushatë me idenë se industritë e ndryshme dhe sindikatat duhet ta përcaktojnë rrogën minimale me negociata.  Partia e saj Kristian-Demokrate druhet se një pagë minimale e përcaktuar do t’i bëjë prodhimet gjermane jo konkurruese dhe do të eliminonte miliona vende pune. Kristian-demokratët sjellin si shembull Francën ku një rrogë minimale prej 9.43 eurosh në orë, i ka bërë punëdhënësit të hezitojnë të punësojnë dhe konsiderohet një arsye kryesore për papunësinë mes të rinjve.
Çështja kryesore e debatit është se kush do të përballojë barrën financiare të rritjes së rrogave: punëdhënësit apo qeveria?  Sipas një studimi të Bashkimit Evropian në korrik, vendi me rrogën më të lartë minimale në BE është Luksemburgu, ndërsa rroga më e ulët minimale është në Bullgari. Zgjedhjet në Gjermani mbahen më 22 shtator. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.