12 vjet pas 11 shtatorit

Postuar në 12 Shtator, 2013 02:42

Shtetet e Bashkuara përkujtuan 11 shtatorin e vitit 2001, kur u kryen sulme terroriste me avion ndaj ndërtesave të Qendrës Borëtore të Tregtisë. Gati 3 mijë njerëz humbën jetën në këto sulme të organizuara nga terroristë të al-Kaidës. Në New York, familje, miq të viktimave dhe personalitete të ndryshme u mblodhën në vendin ku para 12 vjetësh ngriheshin kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregëtisë, të cilat u goditën nga aeroplanët e rrëmbyer nga terroristët.
Në atë që është bërë traditë e përvitshme, në Nju Jork u lexuan emrat e viktimave. Familjarë të viktimave lexuan emrat dhe dhanë mesazhe për të dashurit e tyre të humbur.
Në Washington, President Barack Obama, Zonja e Parë Mishelle, nën presidenti Joe Biden dhe gruaja e tij, Dr. Jill Biden dhe personalitete të tjera mbajtën një moment heshtje në orën 8:46 kur aeroplani  i parë goditi njërën prej kullave binjake në Nju Jork. Më pas, president shkoi në Pentagon, ku mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar për pjesëtarët e familjeve të më shumë se 100 njerzve të vrarë aty kur një aeroplan tjetër i rrëmbyer goditi departamentin amerikan të Mbrojtjes.
Një ceremoni tjetër përkujtimore zhvillohet në Shanksville të shtetit Pennsylvania, ku aeroplani i katërt i rrëmbyer u përplas në një fushë, duke vrarë të 33 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit. Aeroplani u rrëzua ndërsa pasagjerët përpiqeshin të rimerrnin kontrollin e aeroplanit nga rrëmbyesit, që besohet se ishin drejtuar për në Washington. VOA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.