Ruli nuk ka gjë me të rinjtë, por është i shqetësuar për të vjetrit

Postuar në 12 Shtator, 2013 02:57

Në një intervistë për televizionin NEWS 24, ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli kritikon përzgjedhjen e ministrave të rinj në moshë. Në fakt thotë (njëherazi) që edhe ka, edhe nuk ka gjë me rininë e kabinetit të majtë.

“Çdo forcë e re vjen me energji të reja. Në periudhë të vështirë duhet akoma më shumë  cilësia. Në kompozimin e grupit unë nuk jam fare kundër të rinjve, por jam i bindur që kompozimi me ministra me kilometrazh zero nuk ka treguar respekt për të rinjtë,por ka treguar alergji për të vjetërit. Një kabinet qeveritar i një force të madhe që ka qenë në gjysmën e kësaj dekade në qeverisje ka edhe eksperienca të akumuluara që asnjëherë nuk po sakrifikohen dhe nuk po vihen në funksion të realizimit  të programit”, thotë ai. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.