Arkiv-Lajme
Fjala e z. Berisha, premton dhunë, në emër të demokratëve që janë “racë e veçantë”
Në seancën maratonë në Kuvendin e Shqipërisë nuk munguan momentet interesante, si për shembull fjala e ish-Kryeministrit, z. Berisha, që e nisi fjalën e tij në orën 20:03 duke i konsideruar zgjedhjet si të fituara “me dhunë e terror, me premtime antiglobaliste”. (këtu vlen për debat se çfarë kupton ish-shefi i qeverisë me “antiglobalizëm”)
Kurti vlerëson Qeverinë e Kosovës krejt në të kundërt nga “vëllau i vëllaut” të Thaçit, Rama: “më mirë ishim nën Serbinë”
P { margin-bottom: 0.08in; }
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka drejtuar akuza të shumta ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se kjo nuk është as qeveri e popullit, as qeveri nga populli, e as qeveri për popullin. Në mbledhjen e dhjetë të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosje, Kurti e krahasoi gjendjen e sotme në Kosovë me kohën e sundimit të Serbisë, krejt në të kundërt sa Rama vlerësoi politikën kosovare,veç një ditë më parë.
Besnik Mustafaj: Luli... politikani më i votuar në Shqipërinë post-diktatoriale
Në një shkrim të gjatë te Panorama, të titulluar “Luli, Sokoli, Mesila, Eduardi, Majlinda…” (që çuditërisht rimon me një këngë të vjetër fëmijësh ku vargu mbyllet me “...mungon Çilje-ta) Besnik Mustafai, pasi përsiatet në nevojat që duhet të kryejë opozita e re, studion nominalisht kapacitetet përbërese të opozitës së re.
Parlamentologji: ish-Ministri i Brendshëm ul nivelin e debatit në akuza banale mbi shëndetin
Siç edhe pritej, debati mbi programin (që mund të kishte qenë një moment për të nisur opozitën serioze) ka degjeneruar gjithnjë e më shumë në përmbajtje, për të arritur një kulm me fjalën e ish-Ministrit të Brendshëm. Flamur Noka ka akuzuar Ramën se po poshtëron shqiptarët me emërimin e Saimir Tahirit në postin që mbahej pikërisht nga ai. Sipas Flamurit, Tahiri është një gjysmak dhe hajdut kasetofonash.
Pse sfidanti i Merkel del në një foto “shokuese” në kopertinën e “SZ-Magazin”?
Sikurse shkruante të enjten gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung, po ta bënte një gjerman i thjeshtë në rrugë këtë xhest, dh edikush ta spiunonte në polici, mund të hante një gjobë 600 €deri në 4000 € veç pse i tregoi gishtin dikujt. Atëherë, pse Peer Steinbrück, kandidati për kancelar i Partisë opozitare Social Demokratike (SPD), dhe personi i vetëm që mund ta mundëte seriozisht Merkelin, ka dalë në foto në faqen e parë të revistës javore të gazetës SZ duke nxjerrë gishtin e tij të mesit?
Lela “ngre podin” e opozitës, dhe sjell një përqasje mes “liberatorit” Berisha dhe artistit “në margjinë”, Rama
Duket se gjithë analistët më pranë të djathtës nuk e kanë gëlltitur kollaj krahasimin e 22 marsit ’92 me 23 qershorin 2013 nga Rama. Alfred Lela në MAPO që në titullin e shkrimit të vet bën një krahasim: 22 marsi ’92 është një Big Bang historik, jo një gang bang politik (si 23 qershori).
Ngjela njeh vetëm dy rrugë: “o në qeveri.... ose kundër qeverisë” dhe flet diçka për profesionalizmin në politikë të Ramës
“Unë ose jam në një qeveri, ose jam kundër qeverisë. Këtë status politik kam në shoqërinë time,”është shprehur Ngjela për Panoramën.
Ngjela është përpjekur edhe të shpjegojë marrëdhënien me Ramën,duke thënë se në Shqipëri ende nuk kuptohet dot partnershipi me vartësinë. “Unë nuk kam qenë vartës i Ramës dhe nuk do jem ndonjëherë. Kam pasur partnership dhe ai e prishi atë në momentin që erdhi në pushtet.”
Madje, moszgjedhjene tij e sheh edhe si mos-gatishmëri për të goditur korrupsionin, madje dhe jo-profesionalizëm:
Klosi: Berisha rivarros Hajdarin? “Palaçollëk… do që të fshehë gishtin e tij në këtë ngjarje”
Në një prononcim për gazetën SOT, ish shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror në kohën kur u vra Azem Hajdari, z.Fatos Klosi, implikon vetë z. Berisha në këtë vrasje.
Hapet debati mbi programin, asnjë surprizë: si të dëgjosh z.Berisha 20 minuta nga 60 herë
Punimet në Parlament janë hapur sot në 10:30, por debati duket se fjalë do të ketë shumë, por debat e ide do të ketë pak. Diskutimet mbi programin e qeverisë Rama nuk paraqesin ndonjë kuriozitet e as surprizë, sepse 1) opozita nuk ka prezantuar asnjë pyetje,dhe 2) argumentet kundër programit janë përmbledhur me një fjali nga z. E. Paloka, kreu i Grupit demokrat, që i kontaktuar nga Panorama ka thënë se “ajo që u paraqit në seancë nuk ishte program dhe në këto kushte qeverisë së re nuk mund t’i drejtohet asnjë pyetje.”
Përdhunimi në Delhi? Në Azi është “modë”: 1 në 10 burra ka përdhunuar një grua
4 autorët e përdhunimit në grup me pasojë vdekjen e një studenteje në Indi, janë dënuar me vdekje, sidomos pas protestave të shumta ndaj dhunës kundër grave në Indi. Por situata në vendet fqinje nuk është më e mirë, sipas një studimi të ri të revistës mjekësore Lancet Global Health. Më shumë se një në dhjetë meshkuj të anketuar në gjashtë vende aziatike tha se kishin përdhunuar një grua që nuk ishte partnerja e tyre -dhe kjo shifër u rrit në gati një në katër, kur në përdhunim konsideroheshin dhe ato ndaj bashkëshorteve a të dashurave.