Besnik Mustafaj: Luli... politikani më i votuar në Shqipërinë post-diktatoriale

Në një shkrim të gjatë te Panorama, të titulluar “Luli, Sokoli, Mesila, Eduardi, Majlinda…” (që çuditërisht rimon me një këngë të vjetër fëmijësh ku vargu mbyllet me “...mungon Çilje-ta) Besnik Mustafai, pasi përsiatet në nevojat që duhet të kryejë opozita e re, studion nominalisht kapacitetet përbërese të opozitës së re.
Lënia e personaliteteve “të afirmuara të së djathtës” jashtë listave të PD me të cilat ajo “u paraqit para elektoratit shqiptar në zgjedhjet e fundit dhe humbi për faqe të zezë” ka bërë që “qytetarëve të shqetësuar u errësohen shpesh sytë dhe, në Grupin Parlamentar demokrat nuk shohin njeri tjetër veç Kastriot Islamit e ndonjërit si ai.”
“Por kjo nuk do të thotë medoemos se ky grup parlamentar është i varfër me personalitete të spikatura”, thotë Mustafaj, duke i thurir elozhe këtij brezi dyzetvjeçarësh, i cili ka edhe përvojë tashmë, edhe pjekuri, edhe është i ri, shënon përtëritjen e dëshiruar të elitës politike demokrate”
Dhe ja lista:
Luli është shqiptari më i votuar nominalisht deri më sot në historinë tonë postdiktatoriale. Ai vërtet sot nuk është deputet, por është zgjedhur dy herë në Parlamentin e Shqipërisë. Ka mbajtur tre portofola ministrorë në Ekzekutiv dhe prej dy vjetësh është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vetëm opozitën nuk e kishte provuar, dhe ja ku i erdhi radha, sado që pozicioni i tij është më i ndërlikuar. Përballë qytetarëve të kryeqytetit ai është në pushtet si kryebashkiak. Njëherësh ai kryeson opozitën e vendit si kryetar i Partisë Demokratike. Kjo përgjegjësi e shumëfishtë do t’i japë atij mundësinë ta thellojë pjekurinë e vet si politikan dhe ta shpalosë personalitetin shumëplanësh që i nevojitet atij që njihet tashmë zyrtarisht si alternativa për Kryeministër i vendit pas katër vjetësh...
Sokoli paraqitet më i regjuri në politikë ndër këta që përmenda... Ai duhet pra ta kuptojë se Luli nuk është kundërshtar i tij. Sokoli mund të jetë vetëm komplementar me Lulin në objektivin e përbashkët politik të demokratëve...
Mesila në vetëm katër vjet si parlamentare arriti si rrallëkush ndër kolegët e saj të bëjë një emër të qartë publik, me profilin e një debatueseje të pamëshirshme, e cila, në stilin e politikanëve amerikanë, nuk di ta kafshojë gjuhën pa u shkuar gjërave deri në fund...
Edi (Eduard Halimi) ka shkëlqyer veçanërisht si ministër Drejtësie...
Majlinda, me të kaluarën e saj si gazetare televizive, duket se erdhi “e gatshme” në politikë para tetë vjetësh, të paktën në një aspekt e që është shumë i rëndësishëm: artikulimi i qartë i mendimeve. Si zëdhënëse e qeverisë, ajo e përsosi më tej këtë cilësi. Por, si zëdhënëse e qeverisë, ajo natyrshëm që nuk pati rast të mësonte për t’i hedhur edhe vetes një vështrim kritik, gjë që është e domosdoshme për një politikane të niveleve të larta e me ambicie për të shkuar larg...
k.c.
i plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/09/14/luli-sokoli-mesila-eduardi-majlinda/
Comments
Eshte e pabesueshme qe keto

Eshte e pabesueshme qe keto te jene shkruar nga B.Mustafaj.

Keta jenicere pa ide do jene truri i Pd???? Me keta ne udheheqje Pd merr fund me siguri..

hahahaha...po keta po na

hahahaha...po keta po na habisin! Nejse te ruajme seriozitetin; zoti Mustafaj, nese i referohesh zgjedhjeve per Tiranen 2011, ke bere dy gabime: -Gabimi i pare eshte ne leximin e rezultatit pasi pothuaj te gjithe e pranojne qe rezultati u ndryshua ne menyre te turpshme dhe pothuaj as ligjerisht nuk u mbrojt dot (nese nuk fusim ne valle proceduren); -Gabimi i dyte eshte leximi absolut i numrit te votave; vlera morale e rezultateve eshte ne raportet e tyre, ndaj nje rezultat 50/50 nuk eshte per tu krenuar, por mbase ke te drejte te gezohesh pasi nje rezultat i tille eshte ngasheryes per PD, nese mbahet parasysh faktin qe kjo parti, qe prej 92, nuk ka gezuar ndonjehere mbeshtetjen e shumices.

pse merziteni, do ndonje post

pse merziteni, do ndonje post prane Lulit, mercenar kane qene ne politike trapojansit keto 23 vite. Te lavderosh Mesilen dhe Majlinden !!?!

Ja ka futur kot Tafa. Luli ne

Ja ka futur kot Tafa. Luli ne 2015 mbetet pa bashki dhe do hyje ne depresion. Mesila nuk ka me kohe per politike se eshte e zene me kopshtarine(ka palmen per te ujitur e prashitur se i thahet e s'ka ku t'i vari burrat). Majlinda ka gjetur ne Zvicer nje cante tjeter me te shtrenjte se ajo 20 000 dollareshja qe ka(ate qe s'bleu dot ajo jevga amerikane). Ndersa Sokolin nuk e do Saliu dhe nuk i ben pune mbeshtetja e atyre dhjetera trafikanteve qe i ka miq.

Shume shpesh i kam bere

Shume shpesh i kam bere pyetjen vehtes se si ka mundesi qe nje njeri i paskrupullt si Sali Berisha ka mundur te dirigjoje politiken shqiptare keto 23 vjet. I kam dhene vetes shume pergjigje, por asnjehere pergjigje shteruese. Kur degjoj e lexoj Besnik Mustafajn dhe te tjere si ky, atehere e kuptoj se nuk ka me vend per pyetje te tilla. Cdo gje eshte e qarte.

Add new comment