Hapet debati mbi programin, asnjë surprizë: si të dëgjosh z.Berisha 20 minuta nga 60 herë

Punimet në Parlament janë hapur sot në 10:30, por debati duket se fjalë do të ketë shumë, por debat e ide do të ketë pak. Diskutimet mbi programin e qeverisë Rama nuk paraqesin ndonjë kuriozitet e as surprizë, sepse 1) opozita nuk ka prezantuar asnjë pyetje,dhe 2) argumentet kundër programit janë përmbledhur me një fjali nga z. E. Paloka, kreu i Grupit demokrat, që i kontaktuar nga Panorama ka thënë se “ajo që u paraqit në seancë nuk ishte program dhe në këto kushte qeverisë së re nuk mund t’i drejtohet asnjë pyetje.”
Pra debati do të jetë po kjo frazë, por e përsëritur nga 60 deputetë, për 20 minuta rresht.
Sa për stilin e bërjes opozitë, ai mund të testohet nga fjala e deputetit të PD, z.Spaho, njëherësh zv.kryetari i Kuvendit, që tha: “Qëllimi i tij [Ramës] ishte të sfidonte opozitën, t’i ulte asaj kokën, me retorikë të harruar u përpoq t’i thotë opozitës se ligji jam unë, prokurori dhe gjykatësi jam unë, sepse nga sot po fillon diktatura e Rilindjes dhe ngritja e bijve që mezi presin të marrin hak për rënien e etërve 20 vite më parë”.
Pra, është njësoj si të dëgjosh z. Berisha të flasë 60 herë nga 20 minuta.
k.c.
Comments
Ashtu eshte. Nga ana tjeter
<p>Ashtu eshte. </p><p>Nga ana tjeter Shalsi dhe Veliaj zihen se kush kopjon jo vetem fjalen po dhe mimikat e Rames. </p>
Add new comment