Dash Shehi: opozita ka kualitete. Protestat në rrugë, normale. Braktisja e sallës, “improvizim”

Postuar në 14 Shtator, 2013 03:31

Dashamir Shehi, Kryetar i LZhK, tashmë deputet (në listën e PD) është shprehur skeptik për programin e qeverisës me një argument të vetëm: nuk ka një faturë financiare.

“Ky program qeverisës për mendimin tim është i parealizueshëm. Do të na pëlqente që të ishte i realizueshëm, por për fat të keq nuk jepet asnjë element bazë që ta bëjë atë të tillë. Kështu nuk ka asnjë lloj fature financiare, nuk ka burimet financiare mbi të cilat do mbështetej realizimi i tij, por dhe nuk është as fuqia ekonomike që ta mbështesë këtë program qeverisës.”

Në intervistën për Shqiptarja.com, Shehi u shpreh se opozita ka deputetë kualitativë dhe me potenciale, “ka deputetë që kanë qënë në qeveri në këto tetë vite dhe kanë mundësinë e të bërit opozitë profesionale dhe të bazuar në argumente të forta.”

Ai e ka quajtur normale edhe protestën e “fortë”, atë të shesheve, pasi “Kryetari i ri i PD Lulzim Basha do të shfrytëzojë të gjitha armët politike në fushëbetejë, për të bërë opozitë dhe për të përgatitur rrugën për të ardhur sërish në pushtet. Edhe Edi Rama, kryetari i qeverisë së re sa ishte në opozitë qëndroi dy vjet në çadra, në protesta përballë kryeministrisë deri në arritjen e qëllimit të tij final, ardhjen në pushtet.”

Ai megjithatë, ka konsideruar se opozita s’mund të bëjë veprime spontane e “improvizime”, si ai i braktisjes së sallës ndërsa fliste Rama, ku vetë Shehi nuk u largua.  

k.c.

E plotë:

http://www.shqiptarja.com/politike/2732/dashamir-shehi-jo-improvizime-nga-opozita-por-koordinim-176859.html

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Dashi, po ka ndonje motiv protesta dhe opozita agresive? Apo mjafton fakti qe eshte ne opozite?! Po ndonje pergjegjesi per veshtiresite ku jetojme, do tregoje? Po ndonje pranim te vullnetit te 70 % te shqiptareve, do e beje? Me sa di une reagimi i forte behet ne kushtet e pamundesise per te zgjidhur ndonje padrejtesi te pushtetit...ne keto kushte te duket Shqiperia?! Mos kujtoni se fakti i te qenit pale politike u jep te drejte te jini te padrejte. Sugjeroj ta lini popullin te provoje qeverisjen qe zgjodhi, pasi nuk eshte se te drejten (aq me pak detyrimin) tuaj te veshtiresoni aktivitetin normal te qeverisjes, sidomos pa nisur...kujtoni nga pak zullumet e kesaj qe iku...

Submitted by skelari migrues (not verified) on

<p>dhe dicka...thua &quot;<em>edhe Edi Rama, kryetari i qeverisë së re sa ishte në opozitë qëndroi dy vjet në çadra, në protesta përballë kryeministrisë deri në arritjen e qëllimit të tij final, ardhjen në pushtet&rdquo;</em>; mendoj se e ke gabim, qofte motivin (kujto mire se cfare veprimesh, e me pas sjellje teresisht te padrejte dhe arrogante beri Berisha), qofte perfundimin (protestat nuk sollen as transparence, as drejtesi, as ndryshim te qeverise...ndryshimin e solli vota e popullit te trembur e te pakenaqur nga Berisha, pushteti nuk u dorezuar prej Berishes nga &quot;presioni i protestave&quot; te Rames; dhe protestat e opozites Rama nisen pas zgjedhjeve ne mandatin e dyte, mandat qe pak njerez e mendojne legjitim, dyshim te mbeshtetur nga prova te gjithanshme edhe ne 2011...). Do doja te ishe pak me koherent; besoj se i rrit gjasat per besueshmeri me te larte (jo se koherenca mjafton, duhet edhe perzgjedhje me e plote e te vertetave).</p>

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>PD-ja i nderuar Sheleg Shehi,nuk do te vije kurre me ne pushtet.Ti e di kete me mire se kushdo tjeter.Te pakten sa te jete gjalle Sali Berisha,PD-ja kurre nuk do ta shikoje me sy karrigen e pushtetit.Shko ha ndonje qofte,me nje cop djath te bardhe perpara dhe nje gote te fresket Raki.Per kete je kopetent,s&#39;kam c&#39;te them.Te hyj ne hak,te te mesoj si duhen ngrene qofte me djath te bardhe dhe duke pire raki rrushi,se ty te ka ikur buza anash nga keta tre elemente.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.