Arkiv-Lajme
Ndërsa qeveria betohet para Presidentit, Televizioni publik Shqiptar transmeton basketboll!...
Ndërsa të gjithë televizionet private shqiptare, agjenci informative dhe media të tjera vizive apo të shkruara të vendit dhe të huaja transmetonin live lajmin zyrtar të votbesimit të qeverisë dhe të betimit të qeverisë para Presidenti i Republikës, Televioni Publik Shqiptar, i mbajtur me taksat e shqiptarëve, transmetonte ndeshje basketbolli!...
Votohet në Bavari, Merkeli triumfon fort. SPD zhgënjen!
Sukses tronditës në votimet rajonale bavareze i Unionit Kristian Social (Csu), partia binjake e CDU-së së Angela Merkel, dhe humbje e rëndë e Partisë Socialdemocrate (Spd). Exit-poll-et e para të bëra nga rrjeti i dytë më i madh gjerman publik, Zdf, dhe të Ard tregojnë që Csu e governatorit që po ikën Horst Seehofer ka marrë maxhorancën absolute të vendeve me 49%, krahasuar me 43,4% të vitit 2008, ndrsa Spd e Christian Ude-s, me 20,5% të votave ka një rritje shumë të vogël me para 5 viteve, vit kur mori minimumin histoprik të pasluftës.
82 deputetë nga 137 votojnë qeverinë dhe programin. Rama ironizon opozitën me nivelin e Universitetit “Vitrina”
Në orën 16:13 137 deputetë të parnishëm kanë nisur votimin për qeverinë dhe programin. Kryetari i Kuvendit mori prezencën: 137 deputetë të pranishëm. Votimi bëhej për dy projektvendime: Projektvendim për Programin dhe përberjen e Këshillit të Ministrave. Nga 137 deputetë pjesëmarrës, miratohet me 82 vota pro, 55 vota kundër, 0 abstenim!
Pak më parë se të votohej, Rama, akuzoi opozitën:
Z. Berisha kërkon shtyrje 100 ditë. Z. Meta i zbulon “skenarin”: Halli yt, Rama të mos shkojë në Bruksel si Kryeministër
“Skenari” i paraparë nga mediat, rezulton të mos jetë një nga të shumtat teori konspirative, por i vërtetë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të shtyjë diskutimin për programin e qeverisë... me 100 ditë! Sipas tij, opozita është e gatshme të diskutojë për programin pasi qeveria e re të mbushë 100 ditë në detyrë. Madje, lëshoi përsëri një kërcënim duke kujtuar të 40-tat (term që përdoret në mort)
Berisha deklaron se “nuk janë mundur” dhe se “janë të pamposhtur”, Blushi i kujton Don Kishotin
Kryeministri, Sali Berisha mësohet se ka replikuar me Ben Blushin gjatë seancës së sotme në Parlament, që vijon akoma. Berisha iu kthye Blushit se “as Sali Berisha dhe asnjeri prej tyre, harroje ti se është i mundur. Ne jemi të pathyeshëm, jemi të pamposhtur.” Më pas u kthye në stilin e vet klasik të sulmit, duke i thënë Blushit se e ka dorëzuar mandatin e deputetit, por nuk e kanë pranuar në qeveri.
Pse LDK la Parlamentin kur po fliste Rama? Arsyeja na vjen nga Kosova: “njerëzit e Berishës”
Bedri Islami, një nga ikonat e luftës çlirimtare të UÇK, ka folur gjërësisht sot për DITA-n duke shpjeguar arsyet pse LDK la sallën kur po fliste z. Rama, dhe arsyeja është “njerëzit e Berishës” në LDK. Z. Islami shpjegon se LDK gati përzuri nga partia dhe djalin e Rugovës, dhe e përdorin emrin e tij vetëm se kur u duhet.
Islami shpjegon sesi Berisha radikalizoi situatën në Kosovë më 1996 vetëm për të shpëtuar nga kriza e fajdeve që po afrohej, dhe këtë Rugova nuk ia fali kurrë.
Çfarë fryme do të ketë parlamenti i ri? Ja, lexoni "batutat" e ditës së parë të debateve...
Gazeta Panorama ka botuar sot një përmbledhje të batutave e kundërbatutave dje në parlament. Pa qenë nevoja të bëhet asnjë koment vetëm nga leximi I tyre mund të kuptohet fryma e debatit që do të shohim e dëgjojmë në 4 vjet.
Flamur Noka: Zoti Rama, ju i servirni shqiptarëve, si ministër të Brendshëm, një individ depresiv që ka tentuar suicid dhe që për këtë është mjekuar në spitalin San Martino në Xhenova.
Kush është Ollga me të cilën media dyshon se ka të bëjë shefi i ShISh?
Gazeta SOT hapet me një titull të fortë që implikon shefin e Shërbimit tonë sekret Visho Ajazi Lika. Bëhet fjalë as më shumë as më pak, po për një foto të dyshimtë të tij që ka rënë në dorë të shërbimeve të huaja dhe që sipas burimeve brenda ShëiSh i është dorëzuar Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani perj javësh. Bëhet fjalë për një zonjë të quajtur Ollga me të cilën ai është takuar fshehurazi në Pakistan, dhe e cila dyshohet për lidhje me shërbimet sekrete ruse.
Vijojnë debatet. Ish-Ministrat shpalosin punën e madhe që kanë bërë. Olldashi saktësoi “10 mijë km rrugë” të Berishës, paskëshin qenë vetëm 2237
Edhe sot vijojnë debatet mbi programin e qeverisë, të cilat u ndërprenë dje vonë pas mesnate. Linja e sulmit të opozitës vazhdon të mbahet te premtimet që s’mund të mbahen dhe te programi pa shifra. “Program i pavotuar nga shqiptarët” tha sot në mëngjes Arben Imami, duke iu referuar faktit se shqiptarët votuan aleancën me LSI që ishte në qeverisje.
Imami, si edhe ministrat e tjerë të qeverisë së ikur u ndal për të folur për arritjet e ministrisë së tij, për të treguar që po i lënë qeverisë së re një vend të zhvilluar e në progres.
z. Rama flet pas z. Berisha, i kujton 1milionë shuplakat dhe ai lë sallën. Të tjerëve, Rama u kujton se janë me 2 koka...
Kryeministri i mandatuar, z. Rama, ka marrë fjalën pas z. Berisha, fjalë që e hapi me frazën “Kur ha një milionë shuplaka, mendjet o të vijnë, o të ikin aq larg sa duhen vite për t’i kapur.” Kaq ka mjaftuar, sipas medieve që raportojnë nga Kuvendi që Berisha të lërë sallën.
Rama ka sjellë shifrat e INSTAT-it për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës: