Votohet në Bavari, Merkeli triumfon fort. SPD zhgënjen!

Sukses tronditës në votimet rajonale bavareze i Unionit Kristian Social (Csu), partia binjake e CDU-së së Angela Merkel, dhe humbje e rëndë e Partisë Socialdemocrate (Spd). Exit-poll-et e para të bëra nga rrjeti i dytë më i madh gjerman publik, Zdf, dhe të Ard tregojnë që Csu e governatorit që po ikën Horst Seehofer ka marrë maxhorancën absolute të vendeve me 49%, krahasuar me 43,4% të vitit 2008, ndrsa Spd e Christian Ude-s, me 20,5% të votave ka një rritje shumë të vogël me para 5 viteve, vit kur mori minimumin histoprik të pasluftës. Ekologjistët zhgënjejnë me 8,5%, 1 pikë më pak se viti 2008, ndërsa liberalët e Fdp me 3% të tyre mbeten kashtë Landtag-ut, Parlamentit Rajonal. Lista civile e «Freie Waehler» (Zgjedhësit e Lirë) ka kapur 8,5%.
Ne.su.
Add new comment