Vijojnë debatet. Ish-Ministrat shpalosin punën e madhe që kanë bërë. Olldashi saktësoi “10 mijë km rrugë” të Berishës, paskëshin qenë vetëm 2237

Postuar në 15 Shtator, 2013 03:10

Edhe sot vijojnë debatet mbi programin e qeverisë, të cilat u ndërprenë dje vonë pas mesnate. Linja e sulmit të opozitës vazhdon të mbahet te premtimet që s’mund të mbahen dhe te programi pa shifra. “Program i pavotuar nga shqiptarët” tha sot në mëngjes Arben Imami, duke iu referuar faktit se shqiptarët votuan aleancën me LSI që ishte në qeverisje.

Imami, si edhe ministrat e tjerë të qeverisë së ikur u ndal për të folur për arritjet e ministrisë së tij, për të treguar që po i lënë qeverisë së re një vend të zhvilluar e në progres.

Ish-Ministri Olldashi duke folur dhe për ministrinë që ai ka drejtuar indirekt hodhi poshtë 10-mijë kilometrat rrugë të z. Berisha, duke dhënë shifrën  e vërtetë (sipas tij) prej 2237 km.

“Unë jam krenar që kam pasur mundësinë të ndjek dhe të prek çdo metër të 2237 kilometra akseve kombëtare që ne kemi ndërtuar dhe rindërtuar në këtë vend, për korridorin e Kombit, Boshtin Veri-Jug, rrugën e Bregut dhe 273 rrugë nga Valbona në Qafë Botë, nga Morina në Qeparo, nga Golaj në Progonat, nga Kapshtica në Murriqan, nga Velipoja në Cajup, nga Bllata në Sevaster...” tha Olldashi.

k.c.

Comments

Submitted by Timi (not verified) on

<p>Nje gje me habit me keto diletante,por djaj dhe personifikim i te keqes. te paafte dhe super te babezitur....populli i hodhi ne kosh te plehrave dhe akoma na tregojne bemat e tyre.....te pasinqerte dhe te keqinj deri ne ekstrem...vleresimin per rruget e Shqiperise mund t&#39;a testojme fare thjesht...nuk po marrim nje gjerman ose nje francez dhe po e biem ketu te udhtojne, por po marrim nje kosovar nje malazez dje nga&nbsp; nje &nbsp;shqiptar emigrante ne Gjermani, Grance,&nbsp;Itali, apo Zvicer dhe t&#39;i leme te udhetojne neper rruget per t cilat eshte krenar ku palaco Olldashi. &nbsp;Lemeria do t&#39;i filloje qe ne pjesen Golem -Kavaje e pa u zgjatur dua te them ate qe shqiptaret edine shume mire qe rruget e ketyre jane komplet fiasko pa standart dhe pa cilesi, pa sinjalistike (Tabela apo shenja rrugore te bera mbi rruge), kane bere sikur kane ndertuar duke vjedhur shumicen e parave qe duheshin bere asfalt, tabela, apo sinjalistike e shenja mbi rruge; kete e dime te gjithe or hajdut.Te gjithe mysafiret tone pas pak kohe udhetimi ketu do te kene nje refren te perbashket &quot;KURRE ME NE KETO RRUGE&quot;. QELBANIKU OLLDASHI kujton qe populli eshte budalla dhe me propagande alla naziste po na flet percart per arritjet te mundurve keqas....kur paskan paur kaq arritje te medha perse u votuam masivisht kunder si ne asnje vend te botes keto super te korruptuar dhe super hajdute.PERSE? Tani as qe kane mend e aftesi e nivel&nbsp;te bejne oponecen me qeverine e re,&nbsp; jane ne ate salle t&#39;i kujtojne shqiptareve se sa te medhenj u treguan si popull qe i zbuan tej, fatkeqesisht do te paguhen me rroga te majme perseri nga ne qelbaniket....kjo duhet te marre fund....bemat e zeua te ketyre nuk duhet te mbetet pa u ndeshkuar dhe aty ne opozite te qendroj e te paguhet prej nesh ai qe te pakten nuk ka shkelur ligjet e ketij vendi, nuk ka bere vjedhje e vrasje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.