Çfarë fryme do të ketë parlamenti i ri? Ja, lexoni "batutat" e ditës së parë të debateve...

Postuar në 15 Shtator, 2013 05:28

Gazeta Panorama ka botuar sot një përmbledhje të batutave e kundërbatutave dje në parlament. Pa qenë nevoja të bëhet asnjë koment vetëm nga leximi I tyre mund të kuptohet fryma e debatit që do të shohim e dëgjojmë në 4 vjet. 

 

Flamur Noka: Zoti Rama, ju i servirni shqiptarëve, si ministër të Brendshëm, një individ depresiv që ka tentuar suicid dhe që për këtë është mjekuar në spitalin San Martino në Xhenova.

Sajmir Tahiri: Parafolësi është i vetmi në këtë Parlament që ka studiuar më shumë për shëndetësinë. I ka filluar studimet në diktaturë dhe i mbaroi me anëtarësimin në NATO. 17 vjet shkollë.

Ilir Meta: Zoti Noka, mos kërkoni replikë, zoti Tahiri u tregua konstruktiv dhe i sjellshëm. Nuk ju ka fyer dhe denigruar.

Flamur Noka: Për sa i përket zbatimit të ligjit, pyet rojet e Kuvendit të tregojnë ku e ke lënë makinën dhe sa e respekton ligjin.

Eduard Halimi: Zotëria që foli para, nuk është ministër. Ishin dje ministra në Kosovë, po nuk janë ministra sot në Parlament. Ata nuk e kanë të drejtën kushtetuese të ndërhyjnë deri kur të bëjnë betimin.

Erjon Braçe: Po pusho, ore thuthuq! Edhe në opozitë ti kërkon t’i ndalosh fjalën ministrit.

Edi Paloka: Zoti Meta, ju nuk po ndiqni rregullin e diskutantëve, kanë folur tre nga PD-ja dhe asnjë nga maxhoranca. Ne kemi një raport dhe kemi llogaritur kohën dhe ju nuk mund ta bëni këtë lojë.

Ilir Meta: Kjo është hera e parë që kritikohet një kryetar Kuvendi pse i jep prioritet opozitës, në vend të ankohen socialistët.

Edi Paloka: Ju e kuptoni që s’po e bëni për t’i dhënë prioritet opozitës, kërkoni që në orarin që s’ka dëgjueshmëri, të kaloni deputetët e PD-së. Kjo nuk është një lojë që mund të bëhet.

Erjon Braçe: Ju doni të shihni dhe sportin, dhe të debatoni.

Taulant Balla: Ju kanë ikur deputetët të shohin Bajernin dhe s’ua kemi ne fajin.

Ilir Meta: Unë jam i ri në këtë detyrë dhe nuk e di që ndikon orari. Do ta balancojmë, ne bashkë jemi marrë vesh në mënyrën më perfekte. (Deputeti i Partisë Socialiste i kërkon kreut të Parlamentit të heqë monitorët e kompjuterave nga tavolina)

Xhemal Qefalia: O zoti kryetar, këto kompjuterat që nuk përdoren, a mund t’i heqim fare nga tavolina? Na pengojnë.

Ilir Meta: Kjo është një çështje që do të zgjidhet në vijim (qeshin deputetët në sallë).

Liliana Elmazi: Si deputet i Vlorës do t’i kërkoja zotit Rama të bënte më shumë se zoti Berisha për këtë qytet, por nuk kam se si, sepse nuk e besoj se thjesht gjatësia trupore ta dallojë nga kryebashkiaku që ka ofruar modelin Vlora.

Voltana Ademi: Një vlerësim të përgjithshëm për palo– programin që kemi në dorë… Tek e lexon, të kujton shprehjen e baballarëve tuaj “shqiptarët nën qeverisjen tonë do të hanë me lugë floriri!”

Arta Dade: Me sa kuptova nga parafolësja, Shkodra ka votuar masivisht edhe kundër ish-prefektes.

Comments

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

<p>Mua debate normale me duken. Nuk di cfare ka hasur si te cuditshme ne keto replika gazeta qe i ka botuar?</p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>C&#39;normale mor ti i bulevardit?&nbsp; Ky eshte niveli me i larte intelektual nder te gjithe parlamentet e Evropes.....a e kupton tani nje nga arsyet perse ne jemi te paret ne Evrope per cdo gje, per cilesine e ligjeve, per nivelin ekonomik, per numrin e mjekeve per cdo 1000 banore, per cilesine e shkelqyer te arsimit etj. etj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.