Fjala e z. Berisha, premton dhunë, në emër të demokratëve që janë “racë e veçantë”

Postuar në 14 Shtator, 2013 15:09

Në seancën maratonë në Kuvendin e Shqipërisë nuk munguan momentet interesante, si për shembull fjala e ish-Kryeministrit, z. Berisha, që e nisi fjalën e tij në orën 20:03 duke i konsideruar zgjedhjet si të fituara  “me dhunë e terror, me premtime antiglobaliste”. (këtu vlen për debat se çfarë kupton ish-shefi i qeverisë  me “antiglobalizëm”)

 “Zgjedhjet, që u fituan me dhunë e terror, u fituan me premtime antiglobaliste, megjithatë unë e pranova humbjen!”- tha ai, në një frazë që rezonon me kohën kur thoshte se me demokratët e Mamurrasit mund të merrte dhe Tiranën, po s’deshi vetë: “Demokratët më bënë thirrje të mos jepja dorëheqjen, por një thirrje më eprore më detyroi të jepja dorëheqjen, thirrja e kombit tim.”

Në fjalën e tij, kuptojmë se demokratët nuk qenkan si 1 milion shqiptarët që e kundërvotuan:

“As në Greqinë antike, akte të tilla urrejtje është vështirë të gjesh, në legjendat dhe mitet e asaj kohe. Shqipëria që po rrënohet dhe një popull i mallkuar si populli opozitar. ... Tani duhet t’i them në emrin tuaj të gjithëve se jemi një racë e veçantë , që nuk vajtojmë, që nuk lëndohemi aq kollaj. Edhe humbjen e festojmë! Edhe vdekjen e festojmë! Sepse kemi punuar me nder.”

Në fund e mbylli me një premtim për luftë: “Por nëse i mashtroni shqiptarët, atëherë ne do t’i udhëheqim duke bërë atë që i bënë Xhorxhit, grekët."

k.c.

Comments

Submitted by Dopio Shtata (not verified) on

<p>tha dhe per shifrat... pyeti edhe per modelin ekonomik, tha qe programi i rames nuk ka asnje shifer ne te, asnje tregues se si do t&#39;i ruaj apo se cfare do te bej me parametrat ekonomik... po kte pse s&#39;e citoni... pfffffffffff nje-anshmeria n&#39;kulm...</p>

Submitted by Timi (not verified) on

<p>Krimineli berisha dhe kopeja e tij nuk kane te drejten morale te flasin fare sepse e bene kete vend, vend qeni...ku edhe qeni kerkon te largohet. Thjesht te shohin&nbsp; tani se so behet shteti, si zbatohen ligjet dhe&nbsp; si qeveriset duke filluar aty ku keto qelbesira nuk e meritojne te rrine duke filluar pra nga parlamenti...te hapin syte e t mesojne si flitet dhe se si diskutohet. sa per shifrat dhe numrat qeveria e re akoma nuk ka filluar dhe eshte heret te kerkohen (lexo programin e PS e ke online per komoditet, mese deshiron), por nje gje eshte e sigurte keto te rinj nuk do te genjejne kurre si krimineli berisha te vrau e preu, vodhi dhe shkaterroi dhe del e na rrjeshton sukseset kur shqiptaret jetojne me keq se ugandezet. Qeveritaret e rinj kane te pakten ndershmerine t&#39;a shohin realitetin e hidhur, te ndertuar nga debilet qe lehin si qente tani, ne sy dhe ja kane gjetur menyrat se si te shpetojne vendin nga ky armagedon qe krimineli berisha ia la ne dere.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.