Z. Berisha kërkon shtyrje 100 ditë. Z. Meta i zbulon “skenarin”: Halli yt, Rama të mos shkojë në Bruksel si Kryeministër

Postuar në 15 Shtator, 2013 08:11

“Skenari” i paraparë nga mediat, rezulton të mos jetë një nga të shumtat teori konspirative, por i vërtetë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të shtyjë diskutimin për programin e qeverisë... me 100 ditë! Sipas tij, opozita është e gatshme të diskutojë për programin pasi qeveria e re të mbushë 100 ditë në detyrë. Madje, lëshoi përsëri një kërcënim duke kujtuar të 40-tat (term që përdoret në mort)

Tha z. Berisha: Kurrë nuk ka ndodhur që një qeveri të shqyrtojë programin përpara 100 ditëve. Unë propozoj që qeveria të marrë kohë, të shtyjmë punimet pasi pa 100 ditë nuk ecet. Merrni kohën, dhe ne jemi të gatshëm të diskutojmë për  programin pas 100-ditëshit. Por po e futët kokën poshtë tavolinës për 100-ditëshin prisni të 40-tat”.

Kërkesa nuk u pranua nga kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i cili ka theksuar se Berisha kërkon që Rama të mos shkojë në Bruksel si kryeministër i votuar. “Propozimi i Berishës nuk besoj se pranohet, tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili shtoi se, arsyeja pse Berisha po kërkon të shtyhet seanca, është që ai të vijë nesër dhe të thotë se si mund të zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel, një kryeministër i pavotuar” tha Meta.

k.c.

Comments

Submitted by Milan77 (not verified) on

<p>Sa per saktesi lajmi, Berisha nuk tha qe te shtyhet diskutimi me 100 dite, po te shtyhet diskutimi me nje ose dy dite qe deri sa qeveria te saktesonte ne program se cfare do te beje per 100 ditet e para. Sipas rij ishte e pa pranueshme qe te mos ishte thene qarte se cfare do te bente qeveria ne 100 ditet e para. Kuptohet qe arsyejae vertet &nbsp;e kesaj ishte ajo qe tha zoti Meta, te cilen ju e keni cituar sakte....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.