Pse LDK la Parlamentin kur po fliste Rama? Arsyeja na vjen nga Kosova: “njerëzit e Berishës”

Postuar në 15 Shtator, 2013 06:09

Bedri Islami, një nga ikonat e luftës çlirimtare të UÇK, ka folur gjërësisht sot për DITA-n duke shpjeguar arsyet pse LDK la sallën kur po fliste z. Rama, dhe arsyeja është “njerëzit e  Berishës” në LDK. Z. Islami shpjegon se LDK gati përzuri nga partia dhe djalin e Rugovës, dhe e përdorin emrin e tij vetëm se kur u duhet.

Islami shpjegon sesi Berisha radikalizoi situatën në Kosovë më 1996 vetëm për të shpëtuar nga kriza e fajdeve që po afrohej, dhe këtë Rugova nuk ia fali kurrë.

Islami vlerëson fjalën e Ramës si ajo e një lideri modern, dhe ngulmon se “ka një dallim esencial mes mbështetjes euforike, folkloriste, paternaliste që i bëhet Berishës në Kosovë, e cila është si flaka e kashtës; dhe mbështetjes, shpesh dhe të heshtur, që i bëhet qeverisjeve socialiste, të cilat u janë gjendur në momentet më të vështira të ekzistencës së tyre.”

z. Islami kujton edhe se para pak kohësh në mbledhjet e LDK janë rrahur mes njëri-tjetrit me karrike, dhe shkak ishin po njerëzit e Berishës. Ai shpreh bindjen se “më shumë janë trazuar udbashët e Kosovës për humbjen e Berishës sesa vetë demokratët në Shqipëri.”

k.c.

E plotë:

http://gazetadita.al/15-shtator-2013/

 

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ekzakt dhe e forte. Mirpo asht per mu keqardhe sepse si shume UDB-ash paska ne Kosove. Jo me pak spiuna dhe bij spiunash ka edhe ne PD-n e Berishes..

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Me vjen mire qe paska burra te vertete qe e thone te verteten troç...</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ibrahim Rugova ka qene aqe i madh aqesa keto te sotmit duken miza par tij.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.