Pse LDK la Parlamentin kur po fliste Rama? Arsyeja na vjen nga Kosova: “njerëzit e Berishës”

Bedri Islami, një nga ikonat e luftës çlirimtare të UÇK, ka folur gjërësisht sot për DITA-n duke shpjeguar arsyet pse LDK la sallën kur po fliste z. Rama, dhe arsyeja është “njerëzit e Berishës” në LDK. Z. Islami shpjegon se LDK gati përzuri nga partia dhe djalin e Rugovës, dhe e përdorin emrin e tij vetëm se kur u duhet.
Islami shpjegon sesi Berisha radikalizoi situatën në Kosovë më 1996 vetëm për të shpëtuar nga kriza e fajdeve që po afrohej, dhe këtë Rugova nuk ia fali kurrë.
Islami vlerëson fjalën e Ramës si ajo e një lideri modern, dhe ngulmon se “ka një dallim esencial mes mbështetjes euforike, folkloriste, paternaliste që i bëhet Berishës në Kosovë, e cila është si flaka e kashtës; dhe mbështetjes, shpesh dhe të heshtur, që i bëhet qeverisjeve socialiste, të cilat u janë gjendur në momentet më të vështira të ekzistencës së tyre.”
z. Islami kujton edhe se para pak kohësh në mbledhjet e LDK janë rrahur mes njëri-tjetrit me karrike, dhe shkak ishin po njerëzit e Berishës. Ai shpreh bindjen se “më shumë janë trazuar udbashët e Kosovës për humbjen e Berishës sesa vetë demokratët në Shqipëri.”
k.c.
E plotë:
http://gazetadita.al/15-shtator-2013/
Comments
Ekzakt dhe e forte. Mirpo
Ekzakt dhe e forte. Mirpo asht per mu keqardhe sepse si shume UDB-ash paska ne Kosove. Jo me pak spiuna dhe bij spiunash ka edhe ne PD-n e Berishes..
Me vjen mire qe paska burra
<p>Me vjen mire qe paska burra te vertete qe e thone te verteten troç...</p>
Ibrahim Rugova ka qene aqe i
<p>Ibrahim Rugova ka qene aqe i madh aqesa keto te sotmit duken miza par tij.</p>
Add new comment