Pse sfidanti i Merkel del në një foto “shokuese” në kopertinën e “SZ-Magazin”?

Sikurse shkruante të enjten gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung, po ta bënte një gjerman i thjeshtë në rrugë këtë xhest, dh edikush ta spiunonte në polici, mund të hante një gjobë 600 €deri në 4000 € veç pse i tregoi gishtin dikujt. Atëherë, pse Peer Steinbrück, kandidati për kancelar i Partisë opozitare Social Demokratike (SPD), dhe personi i vetëm që mund ta mundëte seriozisht Merkelin, ka dalë në foto në faqen e parë të revistës javore të gazetës SZ duke nxjerrë gishtin e tij të mesit?
Der Spieggel shpjegon se gazeta ka një intervistë javore me titull “Mos thuaj asgjë tani” ku të intervistuarit i bëhet një pyetje dhe ai duhet të përgjigjet vetëm me xheste. Aty kanë dhënë intervista “pa zë” shumë personalitete.
Süddeutsche Zeitung pohon se shumë prej tyre vijnë të papregatitur, dhe japin përgjigje spontane pa fjalë, si kjo e Peer Steinbrück. Pyetja që ka merituar këtë përgjigje kishte të bënte me gafat e pafund të kandidatit gjatë fushatës së tij për kancelar.
Xhesti i tij pati shumë kritika, dhe vetë Steinbrück ngulmoi që foto të mos botohej, derisa më në fund i hapi rrugë gazetës.
k.c.
Add new comment