PD ndërron mendje për bojkotin: Të shtunën do zbërthejmë programin - premton Basha

Postuar në 11 Shtator, 2013 14:13

Kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, konfirmoi se do jenë në Kuvend të shtunën, duke mos vazhduar bojkotin e sotëm: “Të shtunën grupi parlamentar i PD do të zbërthejë një nga një dështimet spektakolare të Ramës dhe do të kërkojë po kështu para qytetarëve shqiptarë përgjigje për të gjitha çështjet e papërgjigjura sot,” tha Basha dhe shtoi:

“PD mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj kauzës legjitime për të dëgjuar çdo moment llogaridhënien transparente dhe për të marrë përgjigje ezauruese për pyetjet që janë në buzët e mendjet e gjithsecilit”, etj. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.