Basha e quan fitore të opozitës shtyrjen e seancës, nuk komenton rrjedhjen e deputetëve

Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar ku është vendosur të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare të Kuvendit.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, kryetari i PD-së Lulzim Basha se programi i qeverisë duhet t`i vihet në dispozicion opozitës në mënyrë kushtetuese, përmes Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas Bashës, nuk do të lejohet as nëpërmkëmbja e opozitës dhe nuk do të tolerohet as përpjekja e maxhorancës së re për t’i mbyllur gojën asaj.
“Uroj që procesi të vendosët në binarët kushtetues duke filluar me depozitimin kushtetues të programit që nuk ka ndodhur akoma. Maxhoranca duhet ta kuptojë se përgjegjësitë e saj janë përtej shfaqjes mediatike. Programi të në vihet në dispozicion nga Kuvendi në mënyrë kushtetuese, pas kësaj të përgatitemi për debat serioz gjithëpërfshirës e transparent. Për këtë jemi të gatshëm të ushtrojmë përgjegjësite, në Kuvend si opozita shqiptare, sikundër përsëris se akti i djeshëm është precedent jo premtues dhe se opozita është e vendosur për të mos lejuar nëpërkëmbjen e të drejtave themelore të saj dhe të shqiptarëve që përfaqëson e të mos pranojë kulturën e vjetër të arrogancës, apo përpjekjes për ti mbyllur gojën që në rastin e parë” tha Basha.
Ndërsa akuzoi mazhorancës se po ndjek një standart të vjetër në raport me opozitën duke nisur kështu një fillim jo të mbarë, Basha theksoi se akti i djeshëm i ndërmarrë nga opozita është në respekt të kushtetutës dhe të qytetarëve që opozita përfaqëson në Parlament.
“Qëndrimi ynë i djeshëm, i prerë për të denoncuar këtë qëndrim të mazhorancës si në formë dhe në përmbajtje, këtë fillim jo të mbarë nga mazhoranca e re ishte në mbështetje të aspiratave të qytetarëve për një ndërveprim transparence dhe në respekt të kushtetutës së vendit. PD-ja dhe aleatët e saj mbrojtën parimet e shenjta të transparencës dhe të llogaridhënies parlamentare” tha Basha.
Sipas tij, reflektimi për shtyrjen e seancës erdhi pas qëndrimit të prerë të opozitës. “Tani kjo të përkthehet në veprime konkrete e të mos pasohet nga të tjera akte e mendësi të vjetra” tha Basha.
Add new comment