Nuk ka kurrfarë autoriteti. Berisha e tregoi në Kuvend kush i merr vendimet - thotë Marku për Bashën

Postuar në 12 Shtator, 2013 12:14

“Nuk ka fuqi të bëjë opozitë deri sa të ketë kontroll të plotë brenda strukturave të PD-së. Është lideri që ka legjitimitetin më të madh se gjithë liderët e tjerë por ka pushtetin më të vogël. Në gjykimin tim nuk ka kurrfarë autoriteti” – thotë Mark Marku në një intervistë për televizionin News 24. E ka fjalën për Lulzim Bashën.

Dhe shton për bojkotin e PD dhe ngjarjet e fundit në Kuvend: “Para tre ditësh Basha tha që do kemi opozitë konstruktive, ndërsa pas tre ditësh zoti Berisha u dha urdhër deputetëve dhe i nxori nga salla. Krijoi atë skemë që më tepër se zotit Rama, i drejtohej zotit Basha për t’i thënë se opozita nuk do jetë siç do ti, por siç dua unë. Berisha vazhdon të ketë ndikim shumë të madh në PD. Deri më tani nuk ka ndonjë shenjë që do t’ia lërë drejtimin e partisë zotit Basha”. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.