Një Volkswagen Touareg për “nevojat e emergjente” të deputetit Berisha…për të bërë pazar!

Postuar në 13 Shtator, 2013 15:43

Edhe pse qeveria e re është dekretuar nga Presidenti dhe po paraqet programin, opozita e re nuk është duke shfletuar programin, por duke kërkuar çfarë ka mbetur ende pa rrëmbyer në zyrat e shtetit.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar t’i vihet në dispozicion për një periudhë të pacaktuar një makinë të Ministrisë së Shëndetësisë. Në një kërkesë të drejtuar Halim Kosovës dhe të firmosur ngaj Gjergj Lezhja, thuhet: “Për nevoja emergjente të Kryeministrisë, ju kërkojmë të vini në dispozicion automjetin tip Volkswagen Touareg, me targë TR 77 86 T, për një periudhë të pacaktuar. Ky kalim të bëhet brenda datës 14 shtator 2013 dhe procedurat e transferimit të ndiqen nga ana e z. Yrmet Kadiu, me detyrë shef i sektorit të shërbimeve në Kryeministri. Me siguri Berisha ose është duke zgjedhur veturën që do mbajë në Kuvend, ose ka ndonjë pazar të pambyllur akoma.

Po ka për ndonjë gjë që do mbahet mend në historinë e këtij vendi, është tërbimi i tij për të rrëmbyer ç’kish mbetur në zyrat e shtetit tre muaj pas humbi zgjedhjet. Është ajo çfarë ka bërë për tetë vite, por na u shfaq si një film me xhiro të shpejta për tre muaj.

Zh.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>Ne burg e ka vendin ,po nuk hyri brenda kurre nuk keni per te shpetuar shqiptare nga ky monster.Ta vrasesh kete bastard i ben nder atij.</p>

Submitted by RP (not verified) on

<p>po me karriken ç&#39;u be?E zhvati dhe ate,apo i ka thyer ndonje kembe?Touareg jane udherrefyesit nomade te shkretetires,fiks per te shoqeruar kete psikopat plak ne xhunglen e Tiranes.</p>

Submitted by xha Jaho (not verified) on

<p>Ne date 15 shtator, ne sharre me Volkswagen Touareg, me targë TR 77 86 T, Ishalla</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.