Qeveria "Rama": Si ka ndryshuar salla e Kryeministrisë

Postuar në 16 Shtator, 2013 02:40

Një nga veprimet e para që mori Z. Rama bashkë me mandatin për të krijuar qeverinë ishte rimodelimi i sallës së mbledhjeve të Kryeministrisë (ndryshimi në foto). Në mbledhjen e parë të Qeverisë së re u mor vendimi që portreti i Presidentit të zëvendësohet nga Ismail Qemali në të gjtiha institucionet shtetërore.
Në sallën e mbledhjeve, tavolina ovale është lyer në ngjyrë të kuqe, po ashtu dhe moketi është i kuq. Vendosja në tavolinë është ndryshe nga ajo e qeverisë së mëparshme. Rama është ulur në krahun e djathtë të tavolinës së qeverisë, ndërsa ka në krah zv.kryeministrin Peleshi dhe ministren e Integrimit të LSIsë, Klajda Gjosha. Në qendër të hapësirës që krijon tavolina ovale, ishte vendosur një hartë e vjetër e Europës, për të cilën Artan Lame, njëri nga ideatorët e këtij ndryshimi (bashkë me Artan Shkrelin) shpjegoi për “Panoramën” se është një imazh i idealizuar i Europës së shekullit XVI, ku shtetet janë vendosur në një femër të shtrirë dhe mes të cilëve shquhet dhe Shqipëria (Albania). Kjo hartë, shpjegon Lame, ishte harta kryesore e ekspozitës së hapur në Bruksel dhe që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve që dallonin Shqipërinë si pjesë të Europës ndër shekuj.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.