Kush i mbipopullon shkollat? Sipas Ministrisë... prindërit!

Sot është dita e parë e shkollës, me 643 mijë nxënës që do të nisin vitin e ri shkollor.
Por, pavarësisht gëzimit, ata do të nisin një tejtër vit plot me halle. Problemi i parë, është mësimi me turne, sidomos në Tiranë. Rreth 60% e shkollave të kryeqytetit, njofton Panorama, kanë mbingarkesë e për rrjedhojë nuk mund të përballojnë fluksin me kapacitete normale. Si në shkollat 9-vjeçare, ashtu edhe në gjimnaze, dyert do të jenë hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
Në pjesën më të madhe të tyre numri i nxënësve në klasa është më i lartë se 42 nxënës, duke tejkaluar normën e duke vështirësuar mësimin. Ministria e Arsimit, ia hedh fajin prindërve sepse për ta, fluksi është krijuar për shkak të përqendrimit të nxënësve në shkollat me emër.
Në qytete të tjera vendit, problem mbetet higjiena në ambientet shkollore, të cilat janë vlerësuar si të papranueshme për kryerjen e mësimit.
k.c.
Comments
po pse shkolles i vjen turpe
<p>po pse shkolles i vjen turpe te thote qe kane mbaruar regjistrimet se ska me vende?</p>
Add new comment