Rama mbledh në darkë anëtarët e kryesisë së PS, mungojnë Erion Brace dhe Ben Blushi

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, mblodhi dje në një darkë anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste.
Rama, me anëtarët e kryesisë, u gostitën nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili shtroi edhe darkën në hotel “Leonardo” pranë Shkëmbit të Kavajës.
Në këtë darkë ka munguar Erion Braçe dhe Ben Blushi - njofton Tema Online. Blushi ishte i vetmi nga Grupi Parlamentar Socialist që në debatin për programin e qeverisë së majtë ishte kritik dhe me kërkesa ndaj qeverisë së partisë së tij. "Shqipëria ka nevojë për një qeveri, e cila në radhë të parë u nënshtrohet ideve të veta. Një qeveri, e cila ka autonominë e duhur për të mbrojtur interesat publike mbi gjithçka. Dhe autonomia e bën një qeveri të ndjeshme dhe anëtarët e saj të vlefshëm. Siç dihet, ata kanë vendosur me vullnet të lirë të lënë mandatet e tyre dhe kjo çështje mbetet ende e diskutueshme: Duhej apo nuk duhej? Është shpejt për të thënë nëse zhveshja nga mandatet e deputetit do t’i bëjë ministrat më autonomë dhe më të ndjeshëm, por ajo që mund të thuhet sot, është se kjo nismë e diskutueshme nuk është diskutuar dhe prandaj është edhe më e diskutueshme. Nuk ka asnjë vendim partiak apo kushtetues që u heq ministrave mandatin - tha deputeti i PS, ndër të tjera. a.n.
Add new comment