Gjykatësit e 21 janarit, dy të emëruar pas 23 qershorit, e treta ish-këshilltare e Halimit

Postuar në 19 Shtator, 2013 03:58

Gazetari Artan Hoxha, pamjet filmike të të cilit rrëzuan versionin berishian të çadrave-pistoletë mesnatën e 21 janarit, shkruan sot në DITA:  Agim Bendo, një njohje e vjetër e Berishës, qysh nga koha kur ai ishte president i vendit. I emëruar gjyqtar i Apelit Tirane me Numër Dekreti 8272,  datë 16.07.2013 nga presidenti Nishani. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gjyqtarin tjetër, ish-kryetarin e gjykatës së shkallës së parë Durrës, Ervin Metalla, i emëruar si gjyqtar Apeli me  Dekretin numër 8271, të së njëjtës datë 16.07.2013.  Pra, menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, dhe në lëvizjet e fundit të makinerisë së pushtetit në largim e sipër të ish-kryeministrit Berisha. Gjyqtarja e tretë, Evgjeni Sinoimeri, pasi i skadoi mandati si gjyqtare në Gjykaten e Lartë, në muajin gusht 2011, vetëm tre jave pasi Ministër i Drejtësisë ishte emëruar deputeti demokrat Eduart Halimi (të gjithë e mbajnë mend se u vu në këtë detyrë, si kryetari i zellshëm i komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit 2011) u caktua në detyrën e këshilltares së ministrit për Çështjet e Drejtësisë, konkretisht për Gjyqësorin dhe Prokurorinë. Për koeçidencë, "po fare koeçidence" nga këshilltare e Halimit u dekretua prej presidentit Nishani në detyrën e gjyqtares së Apelit, Tirane. Kjo gjyqtare në tetor të vitit 2009, vendosi prishjen e vendimeve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që e dënonin me 21 vjet burgim të pandehurin Ilir Xhakja, duke i dhënë mundësinë Xhakjas të dilte nga burgu, dhe të ekzekutonte kryekomisar Tahirajn. Sinoimeri e mori detyrën e gjyqtares së Apelit pas betimit që bëri para KLD-së së drejtuar nga presidenti Nishani më 14 shkurt 2013. Kanë ndodhur kaq shumë koeçidenca brenda 6 muajve të këtij viti, të cilat mbajnë për koeçidencë përsipër firmën e presidentit Nishani, sa nuk më duket fare rastësi që vendimi i trupës gjykuese të Apelit, perkon saktësisht me atë që ka deklaruar Berisha mesditën e 22 janarit 2011, pasi iu dogj në dorë skenari i vrasjeve me çadra pistoletë dhe thika me helm: vrasje nga pakujdesia.

DITA është hapur me "Nuk jeni gjykatës, jeni legena" dhe poshtë titullit shton: "Konsiderojeni një fyerje nga pakujdesia". a.n.

 

http://gazetadita.al/nuk-jeni-gjykates-jeni-legena-konsidero...

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kete shkrimin e kam per Agim Bendon.Po sikur ta vrasin keta pjestaret e familjeve te viktimave ashtu pa dashje kete Bendon?Ose larg qofte nje pjestar te familje se tij, a do te ishte dakord me nje denim njevjeçar zoteria?Qe neser duhet bere aksioni per nje vrases me pagese dhe ta vrase Bendon padashje.Nje vit burg kushdo i ben ne Shqiperi ne varferine ekstreme qe eshte per nje dore me para.TURP!MONSTRA!</p>

Submitted by jim (not verified) on

<p>si mundet ky format te vazhdoje vegjetimin ne jurisprudencen e nje shteti te perfolur si &quot;demokratik&quot; duke bere karshilleqe me nje qetesi olimpike te admirueshme dhe me nje cinizem shembullor ...?</p>

Submitted by jim (not verified) on

<p>sa keq... qe punet e drejtesise vene kesisoj</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.