9 pikat e Braçes mbi sjelljen e opozitës (dhe një pikë për Islamin)

Keni humbur apo s’keni pasur nerva të ndiqni maratonën 2 ditore në Parlament? Erion Braçe ka përmbledhur me 9 pika pikante sjelljen e opozitës së re në Parlamentin e ri në një postim të vetin, si më poshtë:
- 95% e fjalimeve të deputetëve të opozitës ishin të adresuar ndaj Edi Ramës apo një pjese të ministrave personalisht;
- 95% e fjalimeve të deputetëve të opozitës ju referuan “arritjeve” të Qeverisë së Mundur;
- 100% e fjalimeve të deputetëve të opozitës nënvizuan qartë faktin se qeverisja e tyre kish qenë e mirë dhe populli ishte ai që kish zgjedhur gabim;
- Sali Berisha nënvizoi për herë të parë faktin se deri dy javë para ditës së zgjedhjeve, sipas sondazheve, ai kishte 2 deputetë më shumë dhe menjëherë pas “premtimeve antiglobaliste” të Ramës, ai kishte humbur shumë; sipas tij, 70% e shqiptarëve ishin ndikuar nga ato premtime;
- Të gjitha gratë e PD-së, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, etj., etj., nuk drejtoheshin asnjëherë me “ju”; nuk di nëse në shkollë kanë arritur të mësojnë etikë, po ja që kështu ishte;
- 100% e deputetëve të opozitës që folën, i referoheshin Berishës dhe asnjëherë nuk përmendën kryetarin e tyre, Lulëzim Bashën;
- Deputetët e opozitës ishin tërësisht të paorganizuar e tërësisht të përçare; Halimi i kërkonte Metës që ministrat të mos merrnin fjalën, Berisha i kërkonte Metës që ministrat të flisnin; Mima thoshte keni reflektuar ato që keni premtuar në fushatë, por si bëni dot, Bylykbashi thoshte s’keni reflektuar gjë, etj., etj;
- Jozefina Topalli, ish- kryetarja e Kuvendit, i binte me dorë tavolinës dhe dirigjonte rreshtin e saj në veprime zhurmëmëdha kundër Ramës gjatë fjalimit të tij, veprim për të cilin, kur ishte kryetare, ka nxjerrë jashtë apo ka dënuar deputetë të opozitës së atëhershme;
- Hakërrimi i deputetit Kastriot Islami pas seancës, ndaj Edi Ramës, kur ai kish hyrë mes deputetëve për t’i takuar.
k.c.
Comments
Ne konsiderimet e tij Braçja

Ne konsiderimet e tij Braçja tregon verberine e zakonshme analitike, duke mos analizuar kurre faktet ne teresi por vetem ate gjysmen qe i intereson.

Ja psh. cfare do te kishte per te thene Braçja per provokimin qe Rama i beri Islamit, duke harruar se ka pas vetes Ilir Meten?

Apo Braçe qe jep leksione etike, kur ne parlament ka share e ka fyer si i ka dashur qejfi...

Te shkuara te harruara

Te shkuara te harruara Gjon.

Me Meten jemi bere mish e thua tani, po edhe te sharat i kemi lene mbrapa se nuk jemi me ne opozite.

Do veçoja një mendim me

Do veçoja një mendim me Islamin, e ka filluar jetën si fshatar rugaç dhe kështu po e mbyll, po shkon në origjinë.

Add new comment