Menduh Thaçi flet për Ramën, Berishën, Thaçin (Hashim), dhe Albinin. Për shqiptarët në Maqedoni: “Lufta nuk ka mbaruar!”

“Lufta nuk ka përfunduar” është thelbi i intervistës që Menduh Thaçi lideri i shqiptarëve në opozitë në Maqedoni ka dhënë për gazetën Zëri në Prishtinë.
“Marrëveshja e Ohrit, është e vdekur... dhe faji është më shumë i yni”, pranon Thaçi.
Ai u ka pranuar gazetarëve Lavdim Hamidi dhe Enis Veliu që problemi i shqiptarëve atje ka të bëjë me “konceptin e shtetit të Maqedonisë” që ai e konsideron “koncept artificial” sikurse quan anakronike dhe dëshirën e maqedonasve për ta krijuar shtet etnik në shek. XXI.
Ndërsa nuk pranon të flasë se pse humbi Berisha, Thaçi Edi Ramën e konsideron “shumë këmbëngulës për të bërë punë të mira në Shqipëri, por nuk e di nëse do të ketë sukses. Ndryshe është kur i trajton gjërat prej opozitës” dhe nuk e mohon shpresën se do të arrijë t’i trajtojë disa gjëra me shpejtësi, si për shembull “në shpjegimin e drejtë të kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë.”
Me moton që “një shtet që ka opozitë të fortë, shpresat për të ecur përpara janë më të mëdha” ai nuk e mohon simpatinë për Vetëvendosjen në Kosovë.
Kundërshtarin e tij politik, Ali Ahmetin, e quan mercenar, i cili, sipas tij, funksionon në emër të interesave maqedonase.
Për Hashim Thaçin, Menduh Thaçi thotë se “nuk e ka potencialin që të jetë gardian i shqiptarëve në Ballkan, për shkak të problemeve që ka Kosova” dhe pranon që janë ftohur, por jo për arsye personale. Arsyet e ftohjes me Hashim Thaçin janë “neglizhenca ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, qasja joaktive”
k.c.
E plotë:
http://zeri.info/artikulli/15060/thaci-lufta-ska-perfunduar
(foto: Laura Hasani)
Add new comment