Zv.kryeministri Peleshi nuk lë vend për interpretime: Çdo vendim pas 23 qershorit do zhbëhet. Pra dhe SHQUP-i

Postuar në 17 Shtator, 2013 03:08

Duke folur në një intervistë për A1 Report, zëvendëskryeministri Niko Peleshi iu përgjigj një pyetjeje për vendimet e qeverisë së vjetër pas 23 qershorit dhe deri sa dorëzoi stafetën, që nuk la vend për shumë ekuivoke. Për këtë arsye, kanali në fjalë nxorri përfundimin se qëndrimi i qeverisë së re për të “prekur” pa përjashtim çdo vendim të kabinetit Berisha gjatë kësaj periudhe, përfshin edhe ish SHQUP-in, selinë e re të PD. Për këtë vendim u debatua shumë, por nga qeveria e re nuk kishte patur ndonjë reagim të prerë deri më tash.  Ja përgjigja e Peleshit:

“Interesat e qytetarëve u prekën keqas në mënyrë të paprinciptë pas 23 qershorit. Ne do marrim vendime etike; do prekim çdo vendim pas 23 qershorit. Mund të jenë marrë vendime që nuk bien ndesh me interesa madhore. Por për etikë do t’i zhbëjmë të gjitha. Ky është qëndrimi ynë, në të cilin do qëndrojmë dhe pasi të jemi përpara zgjedhësve pas 4 vjetësh”. Megjithë fjalinë “mund të jenë marrë vendime që nuk bien ndesh me interesa madhore”, zv.kryeministri duket i vendosur për “zhbërjen” edhe të SHQUP-it.

a.k

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Pa asnje dyshim qe qeveria e re duhet te tregoje force, guxim dhe vendosmeri. Pike se pari duhet te anulloje apo pezulloje deri ne nje afat te pacaktuar te gjitha vendimet e qeverise se meparshme marre pas 23 qershorit 2013.  Nuk duhet humbur asnje sekonde. Njekohesisht duhet te fillojne pastrimet ne administrate, ne radiotelevizionin shqiptar, polici, gjykata, prokurori etj. Nuk ka kohe per te humbur. Estetiken ta leje per me vone.

Submitted by Sokol (not verified) on

jepi jepi Katarakt, edhe ti Peleshi. Jepini! Hakmarrje hakmarrje hakmarrje. Bjeruni te gjitheve, spastrim spatrim. E keni ne gen luften e klasave ju, jeni mjeshtra. Mjere Shqiperia me ju komunista.

Submitted by Mondi (not verified) on

Z. PELESHI

Ishte shpresa e fundit pas gjithe atij shkaterimi ( baterdie ) qe ju be vendit tone . Te gjithe jemi me sy e veshe tek Edi Rama e ka filluar ne menyre te perkryer gjithcka , nuk mund te them gje tjeter por eshte unik dhe eshte fat per gjithe popullin shqiptar te kete nje kryeminister te tille vizjonar.  Natyrisht ai ju nuk ju ka zgjedhur kot zevendes te tij , ai eshte largpames dhe per kete une kam bindjen e plote. Gjithcka ne po e shikojme ( populli po e shkikon ai qe i ka syte ne balle e kam fjalen ) rimekembja ka filluar dhe fillimi i mbare eshte gjysma e punes .

Une do te ngrija dicka tjeter Ju ekipi i rilindjes keni nje problem te madh te ashtuquajtura organe te pa mvarura qe ne fakt nuk jane te pamvarura, por jane te mvarura nga krimi dhe jane per mendimin tim mbi 95 % pjese integrale e aktiviteteve kriminale, jo vetem duke i mbrojtur ato qe eshte njera ane por duke qene ne rrolet drejtuse  e tyre duke i drejtuar e keshilluar si te fshehin krimin  e jo me ta luftojne ate .

Pa nje rrevolucion rradikal ne organet e drejtesise nuk mund te kete ecje perpara,  ato do te jete nje pengese ne rrugen e rilindjes. A mund te kete organ te pamvarur kur ne krye te tij eshte Ministri i Brendshem i qeverise se krimit ( te nje miljon shuplakave ) . Dil nje here ne dyqanet luksoze per te blere dicka se si tye thote shitesi me mburrje se ne kete dyqan blejne vetem gjygjtaret , prokuroret , ato duke mbrojtur krimin fitojne miljonat. A e dini ju se nuk fitohet asnje gjygj pa paguar para ke apo nuk ke te drejte ti ?

Mendimi im eshte me vone ?  Kartonat i keni Shqiperia nuk ka nevoje per nje President ( sakat ) qen eshte zgjedhur me dhune nga minoranca e krimit qe eshte tani , Hapini rruga zhvillimit te vendit se gjithcka eshte gjysmake pa drejtesine.

Me respekt M. Bylyku

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.