Fatmir Limaj (edhe një herë) i pafajshëm. Vendimi nga gjykatësi Simons i EULEX-it

Kryetari i trupit gjykues të EULEX-it, gjykatësi Malcolm Simons, shpalli sot vendimin e pafajësisë për komandant Çelikun, ish ministrin e qeverisë së Kosovës Fatmir Limaj. Lajmi ka dalë të gjithë mediat e Kosovës, që kanë anonçuar pafajësinë e dytë të Limajt nga të gjitha akuzat për krime të luftës, për të cilat akuzohej nga prokurori i EULEX-it Mauricio Salustro. Sipas raportit të gjykatësit Simons, mbi Limajn nuk kishte asnjë argument fajësues dhe të gjitha provat e vërtetuan pafajësinë e tij.
“Ne mbrojtja e tij”, deklaroi për mediat avokati Tomë Gashi, “e konsiderojmë fitore të Limajt dhe fitore të drejtësisë dhe të sundimit të ligjit. Në këtë rast u vërtetua se kur nuk ka implikime nga jashtë drejtësia triumfon”. Edhe të pandehurit e tjerë Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, kanë marrë pafajësinë bashkë me Limajn.
a.k
Add new comment