Barroso në takimin me Ramën: Parimisht, statusi kandidat që në dhjetor

Postuar në 17 Shtator, 2013 06:33

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, kryeministri Edi Rama vazhdoi axhendën e takimeve në Bruksel me presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. Në vijim Rama do takohet me komisionerin Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Catherine Ashton dhe Presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy. Një mesazh shumë i rëndësishëm, ndërkaq, erdhi nga takimi me Barroson, ku janë vendosur hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE në muajin dhjetor të këtij viti. Në një konferencë të përbashkët shtypi, Barroso tha se nëse zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund të konsiderohen tashmë si një objektiv i përmbushur, mbeten edhe tri objektiva të tjera parësore: Respektimi i të drejtave të e njeriut; Reforma në administratën publike; Reforma parlamentare. Por të gjitha këto, me  domosdoshmërinë e përfshirjes së opozitës. Në këtë pikë, Rama deklaroi qartë se “procesi i integrimit për Shqipërinë nuk ka nisur nga kjo qeveri, ka nisur nga qeveria parardhëse, ndërsa ne duhet të bëjmë punën tonë për një objektiv që mund të arrihet”.

Paskëtaj, duke iu përgjigjur gazetarëve për çështjen e statusit kandidat, Barroso bëri këtë deklaratë: “Mendoj se Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat në princip këtë vit; ne e kemi bërë të qartë ta rekomandojmë, po kjo është e mundur nëse bëhet progres në disa reforma, si në të drejtat e njeriut, administrata publike dhe reforma parlamentare”.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.