Viktima e gjobës 100 mijë euro nga Skeja, duhet të jetë një i njohur. A1 Report riformaton lajmin e "dajes"

Postuar në 17 Shtator, 2013 10:13

Personi të cilit gardisti Fatos Skeja i ka vënë gjobë 100 mijë euro, është një i njohur me mbiemrin Hima. A1 Report dhe shqiptarja.com njoftonin pak më parë se është pohuar nga Skeja në seancën e pyetjeve të drejtuara nga dy prokurorët e krimeve të rënda në Prokurorinë e Përgjithshme, Ludovik Ndoka dhe Elisabeta Imeraj ditën e sotme, se ky i njohur ishte daja, por lajmi është riformatuar. Skeja është marrë në pyetje rreth akuzës për gjobvënie. Fillimisht u tha se gjoba ishte ndaj një biznesmeni shqiptar, që kishte biznese në SHBA. Këtë të diel, policia ngriti postbllok për arrestimin e Fatos Skejës në rrugën e Qafë-Mollës në Dajt, teksa Skeja po shkonte të merrte gjobën 100 mijë euro vendosur dajës së tij. Operacion i cili ka dështuar, pasi i akuzuari Skeja dhe të tjerë që gjendeshin në makinë përplasën makinën me policinë dhe ikën. Ndjekja e indicieve të makinës së braktisur zbuloi detaje të tjera: Automjeti i përdorur nga Skeja doli në zotërimin e prokurorisë së Kukësit. Sipas burimeve, zotëruesit e mjetit kanë pohuar se ata ia kishin dhënë Skejës. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedim penal ndaj tyre.  

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.