Publiku francez shokohet nga një reportazh mbi Lazaratin

Postuar në 18 Shtator, 2013 03:57

Të dielën në mbrëmje, televizioni i tretë i madh privat francez, M6, në emisionin e tij mjaft të ndjekur ZONE INTERDITE – ENQUETE EXCLUSIVE, dha një reportazh haluçinant mbi Shqipërinë me temë “Lazarati kryeqyteti europian i kanabisit”.

“Reportazh surrealist. Jo më shumë për atë që prodhohet, por për kushtet e filmimit; gazetarë francezë me kamera të fshehë, që kërcënohen nga banditë t’u merret kamera apo jeta pse filmonin; të dukeshin pamje si nga Bagdati apo Kabuli, e jo nga një vend europian. Më telefonuan miq francezë të lebetitur si është e mundur një zonë e tillë pandëshkueshmërie vetëm pak km nga thesari kulturor i Unesco-s, Gjirokastra – komentoi për DITA, gazetari i RFI (Radio France International), Genc Burimi,

Europa nuk ka vetëm liderët politikë që njohim, por edhe nje ekstrem të djathtë që ushqehet me këto lloj reportazhesh për të vjellur vrer mbi “barbarët”. “Jam vërtet i tronditur nga ky reportazh që fundi i fundit është xhiruar në tonin e shakasë, si një parodi James Bond-i në vendin e farmakut mrekullibërës – thotë Burimi.

Reportazhi zgjat vetëm çerek ore dhe mund të shihet në adresën: http://www.m6replay.fr/#/enquete-exclusive/11314018-fumeurs-.... Shqipëria fillon tek minuta 38 e 20 sec.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

E di publiku francez qe Franca, Anglia, ShBA dhe Rusia dikur i shpallnin lufte Kines per te ruajtur te drejten per te shitur opium ne Kine? E di publiku francez qe Louvre eshte i mbushur me placke lufte? E di publiku francez qe eshte shkretuar gjysma e Afrikes qe te ndertohen ato qytetet e bukura ne France? Le ta pyesin pak veten mbi origjinen e "mireqenies" qe gezojne, pastaj te gjykojne te tjeret. Lazarati eshte problem i madh qe duhet zgjidhur, por eshte problem i shqiptareve, jo i francezeve.

Submitted by Pema (not verified) on

Edhe ti me mentalitet tipik shqiptari. "Fajin e kane ato qe na permendin problemet/te keqijat, dhe jo ne qe nuk i zgjidhim."

Submitted by Diku (not verified) on

Nuk e imagjinoj sa shikueshmeri duhet te kete ky TV Francez. Ndoshta do ishin nje TV me i respektuar nese do benin ndonje reportazh mbi testet atomike te Frances ne parajsen e Planetit tone, Tahitin. Noshta edhe ndonje skup mediatik mbi Dominik Shraus-Kan, nje psikopat seksual qe gjen delir neper orgjira sado-maso, do ti ndihmonte me teper sesa Lazarati.

Submitted by it is I, Le Clerc ! (not verified) on

LEGALIZE GANJA !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.