Konsulta me FMN: Politikat buxhetore që do të ndiqen për të mbushur gropat fiskale

Postuar në 20 Shtator, 2013 07:58

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave, delegacioni i FMN që drejtohet nga Nadeem Ilahi, drejtor i Fondit për Shqipërinë, më seli në Uashington kan biseduar me përfaqësuës të qeverisë lidhur me temat shqetësuese të financave publike dhe ekonomisë shqiptare, duke nisur nga problemi i borxhit të rritur publik, të cilin qeveria e mëparshme e lejoi të kalonte mbi nivelin e mëparsahëm të detyrueshëm prëj 60 për qindësh. Misioni ka kërkuar të dijë lidhur me rrugët që mendojnë të ndjekin qeveritarët e rinj për uljen urgjente të deficitit buxhetor, duke rritur të ardhurat tatimore e duke ulur shpenzimet, të paktën deri në fund të këtij viti financiar. Po kështu, nga pala shqiptare u hodh ideja e kërkesës për financim prej Fondit Monetar, që do të zhvillohet më tej në takimet e ardhshme të FMN me zyrtarët e tjerë. Ky takim i parë kishte karakter kryesisht informues.

Misioni i FMN-së ka mbërritur dje në Tiranë dhe po konsultohet me qeverinë për politikat buxhetore, fiskale që do të ndjekë. Misioni do të ketë takime të posaçme me kryeministrin, ministrin e Financave dhe Guvernatorin e BSH-së. Vizita e kësaj radhe e FMN-së lidhet kryesisht me rishikimin e buxhetit 2013 dhe buxhetin e 2014-s.

Zh.                       

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.