Nëse nuk vihet drejtësia në vend, fatura e 21 Janarit për mazhorancën e majtë ka për të qenë shumë e rëndë…

Postuar në 20 Shtator, 2013 01:15

Artan Hoxha, gazetari që më 21 janar transmetoi në darkë pamjet filmike të vrasjes së Ziver Veizit, disa orë pasi Sali Berisha dhe të tjerë në PD, deklaruan se vrasjet janë kryer nga vetë opozita në turmë, sot, pas dy vjet e ca nga ajo kohë, pasi ka marrë vesh edhe vendimin absurd të Gjykatës së Apelit, i prekur dhe i fyer për gjithçka ka ndodhur, ka dashur ta mbyllë vetëm me një frazë këtë histori, se kjo është prova e radhës jo thjeshtë e dështimit, por e kapitullimit pa kushte të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Por pas insistimit të gazetarit ai ka dhënë një intervistë të plotë që është botuar në DITA

Unë, këto fjalë nuk i them nga dëshpërimi për mungesën totale të drejtësisë në vendin tonë, por i trishtuar se do më duhet sërish të përballem me fëmijët jetimë të Ziverit, Faikut, Aleksit e Hekuranit, dhe nuk do di çfarë t’u them. Do skuqem prej turpit dhe pafuqisë për t’i ngushëlluar, prej pamundësisë për t’u dhënë sërish shpresë se një ditë drejtësia do të vihet në vend. Nuk jam fare i zhgënjyer nga ky vendim i shkruar diku tjetër, madje nga e njëjta dorë që dha urdhrin për t’u kryer vrasjet nga pakujdesia.

Pasi flet për treshen e gjyqtarëve, që siç thotë ai, për shkak të profesionit si gazetar inestigativ për disa vite, i njeh mirë, Artan Hoxha shton jo pa ironi:  I përgëzoj për kurajon, për devocionin ndaj atij që i ka sjellë aty, dhe i simpatizoj pamasë për faktin që nuk i janë treguar bukëshkalë për nderin që u ka bërë.

Viktimat e 21 janarit dhe sfida për të vendosur drejtësi për jetimet e tyre, janë shkaku i vërtetë që ndëshkuan me një milion vota Sali Berishën dhe i dhanë një mandat të pakufizuar Edi Ramës. Nëse nuk do të ketë drejtësi për ata katër shqiptarë, të vetmit të rënë dëshmorë në bulevardin Dëshmoret e Kombit, fatura e dështimit për mazhorancën e majtë ka për të qenë shumë e rëndë, e mbyll intervistën Hoxha.

E plotë intervista: http://gazetadita.al/nuk-jeni-gjykates-jeni-legena-konsiderojeni-nje-fye...

Zh.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Pse besoni aman se do kete fature per mazhorancen e re?

Ca fature pagoi Rama per bukeshkalesine e tij ndaj Metes? Asgje, edhe gazetaret e tij biles shumica u hodhen ne sulm qe ta mbronin menjehere.

Submitted by Tariku (not verified) on

Rasti tipik kur gazetari fluturon me presh... dhe e merr veten per protagonist te politikes,  madje i lejon vetes te beje edhe kercenime. Ku je o  fshati im i bukur!

Submitted by katarakti (not verified) on

Me shume se fitorja e Edi Rames, 23 qershori ishte humbja e Berishes. Demokratet iken nga PD-ja te LSI-ja.  Sidoqofte Rama 65 vende deputetesh i ka te siguruara edhe ne zgjedhjet e ardhshme. Sikur asnje premtim te mos mbaje. Te majtet i jane shume mirenjohes atij qe i shpetoi nga Berisha.  Jane besniket e PS--se qe do sido qe te vije puna do te votojne gjithmone njelloj. Pikepyetja me e madhe ne zgjedhjet e ardhshme do te jete sesa vende do te fitoje PD-ja tani qe nuk i organizon vete zgjedhjet dhe nuk i "ruan" votat ne Lunder me tropojanasit e vet.

Submitted by Beni (not verified) on

Sot nuk ka me budallenj. 65 deputeteshin Rama ta shohe me dylbi po nuk mbajti premtimet.

Ka edhe parti te tjera ku mund te votojme majtas, LSI psh (vjedh por edhe ndan).

Kurse Rama me banden e Bashkise mesa po shihet cdo dite,  do te vjedhe vetem per vete.

Vetem se harron qe njerezit nuk jane me si ne 97, cdo gje shihet e paqyrohet, ne gazeta, rrjetet sociale etj. Askujt nuk mund ti hedhesh hi syve.

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Beno, "LSI psh (vjedh por edhe ndan)", kjo eshte brilante......Flm, me fale nje te qeshur sot.....

Submitted by dritan (not verified) on

"Unë, këto fjalë nuk i them nga dëshpërimi për mungesën totale të drejtësisë në vendin tonë, por i trishtuar se do më duhet sërish të përballem me fëmijët jetimë të Ziverit, Faikut, Aleksit e Hekuranit, dhe nuk do di çfarë t’u them. Do skuqem prej turpit dhe pafuqisë për t’i ngushëlluar, prej pamundësisë për t’u dhënë sërish shpresë se një ditë drejtësia do të vihet në vend. Nuk jam fare i zhgënjyer nga ky vendim i shkruar diku tjetër, madje nga e njëjta dorë që dha urdhrin për t’u kryer vrasjet nga pakujdesia."

21 Janari ka 3 fajtore morale dhe ligjore -

1 - Protesten e dhunshme

2 - Motivin e saj (Korrupsioni i Metes)

3 - Vrasjen e protestuesve

Do isha sh dakort qe gardistet qe nuk qelluan atehere kur duhej te qellonin dhe qelluan atehere kur nuk duhej - duhet te perballeshin me ligjin - sepse edhe nese nuk vrane njerez per pronen e babes a te nenes - serisht paguhen per te ditur qe punen e tyre ta bejne sic duhet

Por nuk do pranoja kurre qe kur pergjgjesi i protestes se dhunshme shperblehet duke u bere kryeminister dhe motivi i saj merr llokmem e kr te parlamentit , te vetmit qe u dashkan perballur me drejtesine jane fakiret qe mbrojten shtetin ne menyren e gabuar !!!!

Drejtesia nuk eshte nje rruge me sens unik . Nese e doni kerkojeni te plote !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.