“Shqipëria mundet”! Ambasadorët Ettore Sequi dhe Alexandër Arvizu, editorial të përbashkët në mediat shqiptare

Postuar në 20 Shtator, 2013 06:04

Shqipëria mundet! Ky është titulli i editorialit të përbashkët të dy ambasadorëve më të rëndësishëm në Tiranë, atij të delegacionit të Bashkimit Europian Ettore Sequi dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexandër Arvizu, shpërndarë për shtypin e ditës së sotme. Në artikull ata rendisin një sërë drejtimesh, ku, sipas tyre, nevojitet që vendi të bëjë progres që nga forcimi i shtetit ligjor, përmirësi i mjedisit ekonomik, administrata publike e deri te roli i Shqipërisë në rajon.

Të dy ambasadorët nënvizojnë fillimisht faktin se zgjedhjet e 23 qershorit “ishin zgjedhjet e administruara në mënyrën më të suksesshme që Shqipëria ka zhvilluar deri më sot, por tani votuesit presin që qeveria dhe të gjitha partitë në parlament të punojnë për t’i kryer këto reforma dhe për të realizuar me shpejtësi dhe zell integrimin e Shqipërisë në BE dhe në bashkësinë euro-atlantike”. Por që të ecet përpara në këtë rrugë, ambasadorët vlerësojnë si tejet të rëndësishme  që, së pari “ të ketë përkushtim për të miratuar dhe vënë në zbatim reforma kyçe, sidomos në fushën e shtetit ligjor. Zhvillimi ekonomik vlerësohet si një tjetër drejtim i rëndësishëm që vendi “të bëhet më i begatë dhe të përmirësojë standardin e jetesës për të gjithë qytetarët e saj”, shprehen dy ambasadorët, ndërsa nxisin “me forcë qeverinë e re për të zbatuar dhe përforcuar praktikat që krijojnë një mjedis të ndershëm, transparent për biznesin dhe një fushë loje të barabartë për të gjithë investuesit. Investimet e brendshme dhe të huaja mund të jenë një shtytës domethënës i zhvillimit ekonomik në vitet që vijnë”, theksohet në editorial, ku nënvizohet edhe rëndësia e një “administrate publike që është e aftë, e qëndrueshme dhe profesionale dhe që u jep shërbime cilësore qytetarëve”.

Në fund, ambasadorët Sequi dhe Arvizu veçojnë edhe rolin e moderuar dhe konstruktiv  që Shqipëria mund të vazhdojë të luajë në rajon. Ajo mund të ndihmojë për t’u siguruar që shqiptarët kudo në rajon të luajnë role të plota, aktive dhe konstruktive si qytetarë të demokracive fqinje.

Zh.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>&ldquo;Shqipëria s&#39;mundet pa ne te dy&rdquo;! Ambasadorët Torre Seqiu dhe Alexandër Arxhiu, editorial të përbashkët në mediat shqiptare</p>

Submitted by muhaxhiri (not verified) on

<p>te nderuar, Shqiperia s&#39;mundet. S&#39;ka asnje mundesi nje popull qe punon part time, me turne. Vjen nje force politike hedh matane njerzit qe nuk i pelqejne, vjen nje tjeter ben te njejten. Mos na vini vizat, lu lutemi shume, dhe mos na hiqni programin e llotarise, kete beni ju. Te pakten te kemi mundesi te ikim kur ta shohim se behet e padurueshme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.