Mesila Doda: Portreti i Presidentit? S’ia vlen të diskutohet, ka të tjera probleme më emergjente vendi

Postuar në 20 Shtator, 2013 10:31

Vendimi për heqjen e portretit të Nishanit është komentuar dhe vijon të komentohet në media nga demokratët, të cilët e kanë cilësuar veprim antikushtetues zëvendësimin me portretin e Ismail Qemalit. Por deputetja demokrate, Mesila Doda, thotë se debati për heqjen e portretit të presidentit Nishani nga zyrat e shtetit është krejt periferik. Doda shprehet se çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomike dhe integrimin europian janë më emergjente.

“Debati mbi fotografinë është krejt periferik. Sigurisht, popullaritetit të Ismail Qemalit dhe figurës së tij nuk i afrohet asnjë president, paçka se procedura mbetet gjithmonë për t’u vlerësuar nga juristët.Pyetja e ditës sot është një tjetër: A do e marrim statusin e vendit kandidat? Çfarë duh et të bëjmë që të ecim përpara në rrugën europiane dhe mbi të gjitha, si do bëjmë që të zhvillojmë ekonominë”, shprehet deputetja demokrate.

Doda bëhet kështu e para  pjesëtare e opozitës, që shpreh publikisht qëndrimin e saj ndryshe në lidhje me këtë debat. 

Zh.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Foton e Nishanit keta te PD nuk e vune kurre neper zyra, le cfare bejne per zhurme. Le te shkoje kush te doje ne te gjitha zyrat ku drejtojne PD istet, si dhe ne komunat dhe bashkite ku ata kane kryetaret. Te gjithe kane nje portret, pikture te Sali Berishes. Keshtu qe mire e ka Mesila...

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ne asnje zyre ku drejton PD, nuk e kane foton e Nishanit. Sidomos ne bashkite dhe komunat e tyre ata mbajne portretin e Sali Berishes. Kush do ta beje me bast, le te shkoje te Mziu i Kamzes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.