20 lekësh fals në treg? Banka thotë që ka hedhur në qarkullim 20 lekësh të rinj

Postuar në 18 Shtator, 2013 06:43

Sipas të përditshmes Panorama, ka nisur që të falsifikohet monedha 20 lekë. "Dizajni është identik, me asnjë ndryshim, deri në imtësi, veçse në pamje të parë ngjyra është pak e ndryshme. Bëhet fjalë për qarkullimin viral të 20-lekëshave falsë, që janë përhapur gjerësisht nëpër Tiranë prej 10 ditësh dhe që tashmë po kthehen në shqetësim për qytetarët. Posta Shqiptare është institucioni i parë që i refuzon, edhe pse në pamje të parë nuk kanë ndonjë diferencë të madhe me origjinalin" - shkruan gazeta në fjalë. Por një njoftim i Bankës së Shqipërisë njofton se ne 25 qershor te ketij viti është hedhur në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2012. Ndoshta duhet bere pak me kujdes me lajme te tilla. fi.s.

 

Njoftimi i Bankës:

http://www.bankofalbania.org/web/NJOFTIM_PER_SHTYP_6768_1.ph...

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

Lajmi per 20 lekshin fallco tregonte injorancen e gazetarit qe e postoi. Kostoja e prodhimit te nje 20 lekeshi e kalon vleren e 20 lekeve.

Submitted by Denis (not verified) on

<p>Ne nje koment timin ne faqen e gazetes ku shfaqesh lajmi ku thoja se: &quot;Nje prononcim te bankes se Shqiperise nuk mund ta merrte gazetarja qe shpiku lajmin??&quot; Moderatoret e faqes nuk e pane te arsyeshem ta lejonin te shfaqej....</p>

Submitted by miri (not verified) on

<p>sa te traash po tregohen njerzit, un mbeshtetem me mendimin e parakomentatorit qe kostoja e 20 lekshit esht me e madhe, eshte injoranc qe te mendosh se 20 lekshi po falcofikohet ne nje koh qe mund te falcofikojn leket e letres,,,</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.