'Rilindin' protestat qytetare?

Pas protestës së studentëve të Fakultetit Ekonomik për një ndërtim në oborr të Fakultetit, duket se një reagim qytetar në formën e protestës ka ardhur edhe për kompaninë Bankers. Një grup të rinjsh dhe të rejash, studentë dhe banorë të Fierit ka nisur dje një protestë me qëllim sensibilizimin e opinionit publik për atë që po u ndodh me kompaninë Bankers.
“Që nga momenti që kjo kompani ka filluar të operojë në sektorin e nxjerrjes së naftës, nëntoka e pasur e Fierit ka filluar të shihet si fatkeqësi natyrore dhe jo si një burim natyror pasurie për zonën dhe gjithë Shqipërinë”, thuhet në reagimin e të rinjve.
Bilanci i shkatërrimit që po shkakton Bankers shkon në dhjetëra shtëpi të rënuara dhe qindra banore të frikësuar nga lëkundejt e përnatshme që shkaktohen si rrjedhojë e mënyrës së gabuar që aplikohet për nxjerrjen e naftës. Kjo fushatë sensibilizuese do të zgjasë derisa të ketë një veprim të qartë se cfarë do të ndodhë më banorët e kësaj zone, reagim që pritet të vijë nga kompania Bankers apo nga qeveria. a.n.
Add new comment