Institucionet kyçe, fillojnë rrokadat e para të emrave

Emrat e drejtuesve të rinj në një seri postesh kyçe, janë bërë publike këto orë në media. Bëhet fjalë për personazhe që në një mënyrë a një tjetër, kanë qenë pranë kryeministrit Rama, kryesisht funksionarë nga bashkia e drejtuar prej tij. A1 Report njofton se pritet që qeveria Rama të bëjë zyrtare emërimin e Arben Seferit si administrator i ri i CEZ në vend të Sahit Dollapit, edhe pse ERE njofton që nuk ka nismë për shkarkimin e Dollapit dhe se ai vijon detyrën e tij. Drejtoresha e re e Qytetit Studenti pritet të emërohet Anila Shehu në vend të Bujar Brovinës. Anila Shehu ka qenë Drejtore e Pastrimit në bashkinë e epokës Rama. Petrit Rama emërohet drejtori i ri i Metrologjisë, duke zëvendësuar Kozeta Mesitin, e akuzuar së fundi në media për mosgjobitjen e e mos publikimin e karburanteve që vidhnin. Ish-drejtoresha e kabinetit bashkiak Rama, Belinda Balluku emërohet drejtoresha e re e ANTA-s (Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror) në vend të Ferdinand Shehit. Nga ana tjetër, asambleja e përgjithshme e KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) është mbledhur dhe ka vendosur që Viron Bezhani të jetë kreu i ri i tij në vend të ish-volejbollistes Ela Tase si një kryetare e komanduar. Bezhani, njeri i vjetër i sportit, është eksponent i LSI-së.
a.k
Comments
Mire per te tjeret por
<p>Mire per te tjeret por justifikimi i zevendesimit te Ela Tases me Viron Bezhanin eshte me te vertet qesharak. Behet fjale per dy sportiste profesioniste qe i kane dhene shume sportit shqiptar.Nese Ela Tase ishte kryetare e komanduar nga Berisha, Viron Bezhani do te jete kryetar i komanduar nga Rama, ku eshte diferenca apo zgjidhja etike?</p><p>Me keto zgjedhje Rama po tregon se eshte vec faqja tjeter e Berishes.</p>
Add new comment