Ambientet e Kryeministrisë së Berishës, një shëmti, një kaos i vërtetë nën rrogoz

Gazeta Shqiptarja.com boton një reportazh të shkurtër ku është “fotografuar” gjendja e ambienteve të Kryeministrisë në ditën e parë kur vuri këmbën Kryeministri Rama. Reportazhi shoqërohet me një kolazh fotosh, siç thuhet, të hedhura dhe të bëra publike nga vetë Rama.
E vetmja që paraqitet pa të metë në kolazhin e fotove është zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha. Por përtej korridorit dhe sallës elegante, ku Berisha priste gjithë të ftuarit, e cila shkëlqente deri ditët e fundit dhe të bënte të imagjinoje përsosmërinë në çdo detaj në ngrehinën simboli numër 1 i shtetit, në fakt brenda kontrastonte krejt e kundërta.
Rrakatina, mure të mykura, pllaka të thyera, tela elektrike të zhveshura, satelitë të ndryshkur, kolltukë e tavolina - stereotipe të mobiljeve komuniste, kënde e qoshe si mos më keq deri dhe lecka pastrimi shuk e sandale me taka kthyer përpjetë. Edhe bojë pikturash, por e pikuar në dysheme. Një kaos i vërtetë "nën rrogoz". Një shëmti, që natyra si Rama nuk mund ta përballojnë dot. Siç ka treguar më së miri e shkuara e tij. Siç ka bërë sapo u vu në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 1999. Së pari Edi Rama rikonstruktoi ndërtesën dhe zyrat. U përgojua për bojën e kuqe “si bordello” me të cilën leu muret e brendshme, por Rama përsëri vazhdoi. Ashtu i ndërroi krejt faqen Bashkisë së Tiranës, e cila prej paraardhësit Brojka më tipiken kishte erën e keqe të përhershme të tualeteve sapo futeshe tek dera e saj, pa përmendur të tjerat, tërësisht të vjetruara dhe zymta, shkruhet në gazetën e mësipërme.
Zh.
Comments
Keto jane foto te publikuara

Keto jane foto te publikuara nga Edi Rama ne FB. Mund ta hapnit dhe ta benit vete nje reportazh.
Shqiptarja dhe cdo shqiptare tjeter vetem sa i ka kopjuar.

Kot per info, sa % e godines

Kot per info, sa % e godines eshte ne rregull e sa % eshte "ne kaos", duke perfshire ketu edhe pjeset qe qartesisht jane ne restaurim tashme prej Rames? Se shumica e fotove te "keqia" duken te marra nga thuajse i njejti vend.

Gjithashtu, a mos duhej thene nje fjale per faktin se socialistet e kishin argument te forte kunder demokrateve sa here beheshin rikonstruksione, ndersa tani po akuzojne pse nuk jane bere rikonstruksione?!

Per mua kjo eshte propagande dylekshe e Rames, dhe do kishte qene ne nderin e cdo medie ti kujtonte se ka gjera me te rendesishme per te bere.

Albi, Meqe u shpalos kodi

Albi,

Meqe u shpalos kodi etik i qeverise dhe per hir te trasparences aq shume te perfolur, pyetja qe shtrohet me tej eshte: kush do te merret me restaurimin? A do te behet tender trasparent apo merret direkt Tan Shkreli? Kush paguan dhe sa paguan ?

Jam kurioz te di se cfare behet nese Rama vete shkel normat e shtjelluara ne kodin etik, vetepushohet nga puna?

Add new comment