PD alarmohet nga largimi i një sekretareje dhe nxjerr “luftarakun” Bogdani

Postuar në 21 Shtator, 2013 09:39

Gjasat janë për për çdo largim nga puna të stafeve të vjetra ministrore që do bëjë kabineti I ri qeveritar, PD të dalë në konferencë të posaçme për shtyp. Të paktën, kështu ndodhi me deputetin Gert Bogdani, që ka denoncuar largimin nga puna të sekretares së përgjithshme të ministrisë së Integrimit.
Sipas Bogdanit, rasti i lirimit nga detyra i sekretares së përgjithshme Elda Kalaja, është rasti i parë më flagrant i sulmit që Rama e qeveria e tij po i bën administratës së këtij vendi e e zëvendësimin e saj me militantë partie. Ndoshta Bogdani mund të ofronte një shembull sekretari të përgjithshëm të qeverisë Nano, që qëndroi në punë edhe me kryeministrin Berisha. Ose të përmendte pushimet e shumta nga puna dhe rrogat e paguara për të njëjtin vend pune me vendim gjykate, fenomen i zakonshëm nën ekzekutivin e partisë së tij. Kjo lloj opozite fëminore, qesharake e madje vulgare, mesa duket ka bërë shumë përshtypje në rrjet, pasi lajmi në fjalë është mbushur me komente negative ndaj Bogdanit.

a.k

Comments

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Sa cift i mire gay do te dilte ky se bashku me Paloqen. Te dy te tille jane, apo jo ?

Submitted by Albi (not verified) on

Si keni thene njehere e njekohe, jo opozite opozites! Ju lutmi shume :P

Submitted by Gjon (not verified) on

Po keshtu eshte kjo pune, dikur ishim mesuar me daljet e "luftarakeve", Balla, Braçe, Tahiri.

Tani per efekt rotacioni do te degjojme Bogdanin, Mehillin e keshtu me radhe. Apo mos doni te thoni se ata nuk ishin hipokrite (sepse luajne ne skuadren per te cilen bej tifo) ndersa keta jane te tille. Ne kete rast e keni gabim pasi ne te dyja palet ka te njejten doze te mire te  hipokrizise.

Submitted by Beni (not verified) on

Një pyetje kam unë!

A mos vallë dhe 'Rilindasit' e PS po ndjekin të njëjtat gjurmë të atyre të PD ??

Nëse po, atëhere ku qëndron Rilindja??!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.