“Gratë në të Zeza” të Serbisë, kundër alienit Strauss Kahn: Për çfarë do na këshillojë ky imoral?

Postuar në 24 Shtator, 2013 12:42

Ka “Burrat në të Zeza”, por ka edhe “Gratë në të Zeza”. Të parët ndjekin alienë armiqësorë në mendjet pjellore të skenaristëve të Hollivudit, por të dytat janë reale, dhe jo larg nesh. Një organizatë jo- qeveritare në Serbi me këtë emër, që përfaqëson të vejat e luftës, ka reaguar ndaj lajmit se ish- shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss- Kahn është caktuar si këshilltar i qeverisë, raporton BIRN. “Gratë në të Zeza”, proteston se ky është një akt imoral, duke patur padyshim bëmat dhe famën mbarëbotërore të DSK-së.

“Ne besojmë se është një akt thellësisht imoral, që përhap kulturën e dhunës mashkullore kundër grave dhe promovon pandëshkueshmërinë për krimet seksuale”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate. Strauss- Kahn u arrestua në Nju Jork në vitin 2011, pasi pastruesja e një hoteli e akuzoi se e kishte sulmuar seksualisht. Akuzat ndaj tij u rrëzuan, por ai tani përballet sërish me hetimet në Francë, pasi dyshohet se qëndron pas një rrjeti prostitucioni.

a.k

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Duhet te jemi te gezuar qe ka njerez qe hapin gojen kunder pushtetit finaciar te nje klani te tere imoral, pastaj te shohim deri ne c'mase kane te drejte !

Te sakta ose jo idete duhet te kene te drejten te prezantohen ne publik se po i afrohemi kohes kur nuk guxojme me te flasim se na mbyllin gojen me para ose na lene pa buke !

Flas ne princip se nuk njoh per c'organizate behet fjale !

Submitted by Edi (not verified) on

Po këto plakat me të zeza a marrin ndonjë çikë erë nga financat ndërkombëtare, apo zgjuarsia e tyre kufizohet vetëm te zgjedhja e ngjyrës?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.